Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 96403

Asistente Ekzekutive

Tirane, Shqipëri 09-12-2024 edhe 2 ditë
Kodi Punës: 96403

Asistente Ekzekutive



Kompania Agikons

Asistente Ekzekutive

• Kohë e plote

  • • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane;
  • • Mbi 3 vite experience pune.
Tirane
Circle Image

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Asistent

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

09-12-2024

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Asistentja Ekzekutive shërben si pika kryesore e kontaktit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv. Asistentja Ekzekutive gjithashtu shërben si një ndërlidhje me bordin e drejtorëve dhe ekipet e larta të menaxhimit; Organizon dhe koordinon përpjekjet ekzekutive dhe marrëdhëniet me jashtë


Detyrat

  • Realizon një shumëllojshmëri të gjerë të detyrave administrative për Drejtorin Ekzekutiv duke përfshirë: menaxhimin e një kalendari jashtëzakonisht aktiv; kompletimin e raporteve të ndryshme te dhena si detyra nga Drejtori Ekzekutiv;
  • Kompozimin dhe përgatitjen e korrespondencave te ndryshme konfidenciale
  • Rregullimin e planeve dhe itinerareve sipas axhandes ose udhëtimit; Përpilimin e dokumenteve për takimet lidhur me udhëtimet;
  • Planifikon, koordinon dhe siguron që oraret e takimeve, udhetimeve, etj te CEO-së të ndiqen dhe respektohen;
  • Komunikon drejtpërsëdrejti, dhe në emër të Drejtorit Ekzekutiv, nese ky I fundit aprovon per rastin, me anëtarët e Bordit, Drejtoret e Drejtorive, etj;
  • Mban shënime gjate mbledhjeve te ndryshme, ku eshte e nevojshme;
  • Hulumton, jep përparësi dhe ndjek çështjet dhe shqetësimet drejtuar Drejtorit Ekzekutiv, duke përfshirë edhe ato të një natyre të ndjeshme ose konfidenciale;
  • Siguron një urë për komunikim të qetë midis zyrës së CEO-s dhe departamenteve të brendshme; Duke demonstruar lidership për të mbajtur kredibilitetin, besimin dhe mbështetjen me stafin e lartë drejtues.
  • Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me CEO-n për ta mbajtur të informuar mirë për angazhimet dhe përgjegjësitë e ardhshme, duke i ndjekur në mënyrën e duhur.
  • Ofron lidership për të ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme për suksesin e kompanise dhe menaxhon një sërë projektesh të veçanta për CEO-n, disa prej të cilave mund të kenë ndikim organizativ.
  • Detyra te ndryshme që lehtësojnë CEO-n për të udhëhequr në mënyrë efektive kompaninë.
  • Mirëmbajtja e diskrecionit dhe konfidencialitetit në marrëdhëniet me të gjithë anëtarët e bordit;
  • Merr pjesë si një anëtar ndihmës i Ekipit Ekzekutiv duke përfshirë ndihmën në caktimin e takimeve dhe pjesëmarrjen në të gjitha takimet
  • Ndihmon në koordinimin e axhendës së mbledhjeve të ekipeve të menaxhimit të lartë, dhe të gjitha takimeve të stafit;

Kualifikimet

  • Aftësi organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe prioritizuar detyrat e shumëfishta me një vëmendje në detaje;
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara;
  • Arsim i Larte – Shkenca Sociale, Marredhenie me Publikun, etj;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane;
  • Mbi 3 vite experience pune ne pozicion te ngjashem;
  • Njohuri shume te mira te programeve kompjuterike;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Email: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI