Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 96465

Magazinier

Tirane, Shqipëri 10-12-2024 edhe 3 ditë
Kodi Punës: 96465

Magazinier



Kompania Vega Group

Magazinier

• Kohë e plote

  • • 3 vite eksperience pune.
  • • Patentë Klasi B.
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Magazinier

Kohë e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

---

10-12-2024

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

Ne aplikojmë teknologjitë më të avancuara dhe ndjekim praktikat më të mira të industrisë për të siguruar që çdo projekt të përmbushë pritshmëritë.
Si një kompani e certifikuar ISO 9001, ne garantojmë jo vetëm ekzekutimin me cilësi të lartë të të gjitha proceseve, por edhe dokumentacionin e saktë të tyre.

Angazhimi ynë për përmirësim të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë në çdo aspekt të projektit u garanton klientëve tanë standarde të pakrahasueshme në çdo projekt që na është besuar.


Detyrat

  • Ndjek procesin e përgatitjes dhe paketon produktet për grupet e punës;
  • Organizon magazinimin në mënyrë efikase të stokut me qëllim nxjerrjen sa më të lehtë të tij për përdorim;
  • Bashkëpunon me Divizionin e Prokurimeve dhe Logjistikës për sigurimin e furnizimit në kohë me materialet më të nevojshme;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë për produktet që dalin nga magazina;
  • Mban regjistra të saktë të lëvizjeve të inventarit;
  • Zbaton  protokollet e sigurisë dhe garanton një mjedis të sigurt të punës;
  • Përgatit raporte të hollësishme mbi veprimtarinë e magazinës për shqyrtim nga supervizori;
  • Mban pastër dhe të organizuar magazinën, duke vendosur produktet në vendet e duhura dhe duke mbajtur rrugën e lëvizjes të lirë për personelin dhe pajisjet e transportit;
  • Rregullon materialet sipas sistemit të kodimit ose organizimit për të identifikuar dhe lokalizuar produktet me lehtësi;
  • Mban dokumentacionet e hyrjeve/daljeve të materialeve në magazinë, regjistrimin e të dhënave të rëndësishme si dhe arkivimin fizik të dokumentacionit;
  • Përgjegjës për monitorimin dhe parandalimin e humbjeve të materialeve në magazinë;

Kualifikimet

  • Minimumi 3 vite eksperience pune në këtë pozicion;
  • Të njohë mirë paketën Office, veçanërisht Exel;
  • Të zotërojë Patentë Klasi B;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe organizim;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Magazinier”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Vega Group

Vega Group