Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 96482

Inxhinier per Sigurine dhe Shendetin ne Pune (HSE)

Durres, Shqipëri 10-12-2024 edhe 3 ditë
Kodi Punës: 96482

Inxhinier per Sigurine dhe Shendetin ne Pune (HSE)



Kompania EME Ashensor Group

Inxhinier per Sigurine dhe Shendetin ne Pune

• Kohë e plote

  • • Diplomë Inxhinieri.
  • • Përvojë pune mbi 7 vite.
Durres

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Specialist i Sigurisë së Informacionit

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

10-12-2024

Durres, Shqipëri


Përshkrimi

EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
POZICIONI I PUNËS: INXHINER PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË (HSE)


Detyrat

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kontrollon dhe merr masat e nevojshme që shoqëria të përmbushë kërkesat ligjore në fushën sigurimit teknik.
  • Drejton dhe koordinon aktivitetet në kuadër të respektimit të legjislacionit për Sigurinë dhe shëndetin në punë dhe standarteve ndërkombetare (ISO 45001, ISO 14001) në të gjitha kantieret dhe adresat ku shoqëria ushtron aktivitet.
  • Koordinon punën me Koordinatorët, drejtuesit e kantiereve, kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe klientët.
  • Harton dhe plotëson dokumentacionin ligjor për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen e mjedisit, këtu përfshihet DVR dhe përmirësimi i tij, Rregulloja e Sigurimit teknik në punë,Plani i Sigurisë dhe Koordinimit dhe Plani Operativ i Sigurisë, Dokumentacioni vërtetues mbi instruktimet dhe trajnimet e punëmarrësve, akte inspektimi, procesverbale dhe raporte.
  • Kontrollon pajisjen e secilit punëmarrës me pajisjet mbrojtese individuale (PMI), mjetet e punës, kutinë e ndihmës së shpejtë, fikset e zjarrit dhe garanton instruktimin periodik dhe të vazhdueshëm lidhur me përdorimin e tyre duke vendosur dhe sinjalistikën e nevojshme.
  • Monitoron dhe inspekton periodikisht vendin e punës lidhur me sigurinë duke identifikuar rreziqet që në burim për secilin vend dhe pozicion pune dhe inspekton në mënyrë të rregullt nëpërmjet një plani pune, kantierin, adresat sekondare të ushtrimit të aktivitetit dhe selinë e shoqërisë .
  • Kontrollon implementimin dhe zbatimin e masave të marra dhe në rast mosrespektimi nga punonjësit mban akt-inspektimi dhe merr masa administrative duke përcaktuar dhe shkeljet e kryera nga secili punonjës.
  • Përgatit planin e trajnimeve për t’i mundësuar punëmarrësve trajnimin e nevojshëm për dhënjen e ndihmës së parë, Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Evakuimi duke kryer simulimet e nevojshme si dhe kualifikimet e posaçme referuar pozicionit të punës të gjithësecilit dhe këshillon dhe instrukton secili punëmarrës.
  • Informon secilin punëmarrës mbi përgjegjësitë që ai ka lidhur me fushën e sigurisë teknike dhe kontrollon zbatimin dhe implementimin e rregullave të sigurimit teknik në punë duke qenë i përditësuar me ndryshimet ligjore në fushën e sigurisë në punë.
  • Propozon masat që duhet të marrë punëdhënësi me qëllim shmangien e rrezikut në punë.
  • Organizon dhe merr pjesë në mbledhjet e këshillit të sigurisë në punë.
  • Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier.
  • Përpilon raporte peridike mbi trajnimet, inspektimet, problematikat dhe implementimin e masave duke kryer një vlerësim të rezultateve të arritura mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Detyra të tjera të ngjashme.

Kualifikimet

  • Të zoterojë diplomë Inxhinieri.
  • Të këtë përvojë pune mbi 7 vite.
  • E preferueshme që kandidati të ketë eksperiencë në fushën e sigurisë në punë në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).
  • Të zotërojë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Të zoterojë njohuri të shkëlqyera në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë duke njohur legjislacionin material dhe procedurial.
  • Të zotërojë aftesi profesionale në menaxhimin dhe drejtimin e personelit.
  • Të zoterojë aftësi shumë të mira kompjuterike.
  • Të jetë bashkëpunues,fleksibël dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët.
  • Vlerësohet qëndrueshmëria, integriteti dhe besueshmëria.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

ORARI I PUNËS
E hënë – E shtunë 7:00 – 17:00 (pushim dreke nga ora 12:00-13:00)

VENDI I PUNËS
Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqiperinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) si dhe në
Kosovë.

PAGA

  • Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
  • Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
  • Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.

KONTAKTET
Email: [email protected] & [email protected]
Tel: +355 69 955 4550


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




EME Ashensor Group

E.M.E Ashensor Group është prodhuesi kryesor shqiptar i sistemeve të transportit siç janë ashensorët, shkallët lëvizëse dhe shëtitjet në lëvizje.

EME shet, instalon, mante dhe modernizon sistemet e transportit për pothuajse çdo lloj ndërtese në Shqipëri.

Kompania përdor në inxhinierinë më të fundit të teknologjisë, si dhe produkte të teknologjisë mekanike dhe mikroprocesore të dizajnuara dhe të testuara në mënyrë rigoroze për siguri, rehati, efikasitet dhe besueshmëri.