Kodi Punës: 97676
Drejtues Teknik
Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse kërkon të punësojë:
POZICIONI I PUNËS DREJTUES TEKNIK- PËR PUNIME SPECIALE NDËRTIMI PËR IMPIANTE NGRITËSE DHE TRANSPORTUESE, ASHENSORË, SHKALLË LËVIZËSE DHE TRANSPORTUES.
Kualifikimet
KËRKESAT QË DUHET TË PLOTËSOJË:
- Inxhinier i diplomuar në degë të inxhinjerisë mekanike.( Cikel 5 vjeçar).
- Duhet të ketë përvojë pune në profesion jo më pak se 9 vjet nga diplomimi.
- Duhet të jetë i pajisur me licensë profesionale individuale.
- Duhet të sjellin referenca dhe vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose private për veprimtarinë e kryer (Dokumentacion teknik justifikues).
- Të jenë të aftë për punë dhe të gëzojnë shëndet të plotë.
- Të kenë licence shoferi (patentë tipi B).
- Të jenë njohës të mirë të gjuhës Angleze.
- Nuk duhet është të jenë në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës si dhe nuk duhet të kenë qenë të dënuar.
- Të kenë aftësi komunikimi në grup si dhe të mbrojnë interesat e kompanisë për të cilën punojnë.
- Të jenë profesionistë dhe të ruajnë sekretin tregtar dhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë procesit të tyre të punës.
- Mosha e preferueshme 35-45 vjeç.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
ORARI I PUNËS
- E Hënë- E Shtunë .
- 07:00-17:00 (Në këtë interval përfshihet 1 (një) orë pushim dreke në orarin 12:00-13:00).
PAGA
- E kënaqshme.
- Niveli i pagës vlerësohet gjithashtu bazuar edhe në eksperiencën e punonjësit dhe performancës së tyre në punë .
KONTAKTET
Email: [email protected] & [email protected]
Tel: +355 69 955 4550
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".