Kodi Punës: 97942
Farmacist
Përshkrimi
Barleti Medical Group, në partneritet me universitetin Barleti përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë që të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve dhe anomalive, por dhe terapi e rehabilitim të pacientëve. Aktiviteti ynë do të shtrihet jo vetëm në kujdesin shëndetësore, por edhe sipërmarrje të reja novative në industrinë mjekësore.
Farmacisti/ja në Farmacinë Barleti pjesë e Barleti Medical Group është përgjegjës për shpërndarjen e saktë të medikamenteve, këshillimin e pacientëve dhe sigurimin e përputhshmërisë me standardet ligjore dhe profesionale. Ky rol përfshin menaxhimin e terapive me medikamente, bashkëpunimin me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e terapisë mjekësore apo të barnave të veçanta te pacientë individualë për të optimizuar shëndetin e njerëzve. Kandidati duhet të ketë eksperincë dhe të jetë i/e përkushtuar ndaj kujdesit cilësor të pacientit.
Detyrat
Shpërndarja dhe përgatitja e barnave:
- Merr përshkrimet për produkte mjekësore nga mjekët ose profesionistë të tjerë të shëndetit.
- Kontrollon historikun e barnave të pacientit.
- Siguron dozimin e duhur, metodën e administrimit dhe përshtatshmërinë para dorëzimit të barnave.
- Përgatit ose mbikëqyr përgatitjen dhe etiketimin e medikamenteve të lëngshme, pomadave, barnave në formë pluhuri, tabletave dhe medikamenteve të tjera.
Këshillimi dhe edukimi i pacientëve:
- Jep informacion dhe këshilla klientëve për ndërveprimet e barnave, papërputhshmërinë, kundërindikacionet, efektet anësore, dozimin dhe ruajtjen e duhur të medikamenteve.
- Bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e terapive të pacientëve dhe efektivitetin e barnave ose terapive të veçanta.
Menaxhimi i terapisë së barnave:
- Dokumenton përshkrimet dhe recetat mjekësore.
- Dokumenton problemet e narkotikëve, helmeve dhe drogave që krijojnë varësi në përputhshmëri me nevojat ligjore dhe profesionale.
- Kryen magazinimin dhe ruajtjen e duhur të vaksinave, serumeve dhe barnave të tjera që mund të skadojnë me kalimin e kohës.
Menaxhimi dhe administrimi i farmacisë:
- Organizimi dhe menaxhimi i inventarit të farmacisë, përfshirë porositjen, ruajtjen dhe regjistrimin e barnave.
- Regjistrimi i barnave të shpërndara dhe ruajtja e dokumentacionit për pacientët dhe barnat.
- Kryen kërkime për të zhvilluar ose përmirësuar produkte kimike farmaceutike, kozmetike ose të tjera.
- Këshillohet me kimistë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për teknikat e prodhimit dhe ingredientët.
Marketingu digjital dhe shitja Online:
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, etj për të angazhuar pacientët dhe për të promovuar shërbimet.
- Dërgime të njoftimeve apo buletineve me oferta speciale, këshilla shëndetësore dhe informacione mbi produktet dhe linjat e reja mjekësore;
- Përditësime të rrjeteve sociale me shkrime dhe artikuj edukative mbi zhvillimet e fundit në fushën shëndetësorë si dhe trajtimi e përdorimi i medikamenteve farmaceutike.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Shkurt 2025 Ora 16:00:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore [email protected]
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".