Kodi Punës: 97944
Fizioterapist
Përshkrimi
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, synon të sjellë një qasje të re në tregun mjekësor shqiptar. Përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, ne synojmë të ofrojmë shërbime cilësore në rehabilitimin dhe trajtimin fizik të pacientëve. Aktiviteti ynë përfshin kujdesin shëndetësor dhe ndërmarrje novative në industrinë mjekësore.
Fizioterapisti/ja do të jetë përgjegjës për vlerësimin, diagnostikimin dhe zhvillimin e planeve të personalizuara të trajtimit për pacientët, duke bashkëpunuar ngushtë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të siguruar rezultatet më të mira të mundshme.
Detyrat
Vlerësimi dhe trajtimi i pacientëve:
- Vlerësimi i gjendjes fizike dhe zhvillimi i planeve të rehabilitimit të personalizuara.
- Zbatimi i trajtimeve fizioterapeutike për të ndihmuar në përmirësimin e funksionit fizik të pacientëve.
- Përdorimi i pajisjeve moderne dhe teknikave të avancuara si ultratingulli, stimulimi elektrik, ose trajtimi manual.
Këshillimi dhe edukimi i pacientëve:
- Informimi dhe këshillimi i pacientëve mbi procesin e rehabilitimit dhe trajtimin e vazhdueshëm.
- Ofrimi i mbështetjes emocionale dhe edukative për të ndihmuar pacientët të arrijnë qëllimet e tyre të shëndetit fizik.
Bashkëpunimi me profesionistët e tjerë shëndetësorë:
- Bashkëpunimi me mjekë dhe profesionistë të tjerë për të siguruar një qasje të integruar në trajtimin e pacientëve.
- Kontribuimi në zhvillimin dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit
Kualifikimet
Arsimi dhe çertifikimet:
- Diplomë e përfunduar në fizioterapi nga një institucion i akredituar.
- Certifikata shtesë në fusha specifike si terapia manuale, rehabilitimi sportiv, ose trajtimi i lëndimeve traumatike.
- Regjistrim pranë organeve licensuese për ushtrimin e profesionit.
Përvoja Profesionale:
- Përvojë e mëparshme në trajtimin e pacientëve, veçanërisht në fushën e sportistëve apo geriatrinë.
- Eksperiencë me teknika të avancuara fizioterapeutike dhe pajisje moderne.
Aftësitë klinike dhe teknike:
- Njohuri të thella mbi diagnostikimin dhe krijimin e planeve të personalizuara të rehabilitimit.
- Aftësi për të përdorur pajisjet dhe teknologjitë fizioterapeutike moderne.
Aftësitë komunikuese dhe ndërpersonale:
- Aftësi për të krijuar një marrëdhënie të mirë me pacientët dhe për të komunikuar qartë.
- Fleksibilitet dhe empati në menaxhimin e situatave të ndryshme.
Vlerat profesionale dhe etika:
- Integritet dhe etikë profesionale në trajtimin e pacientëve.
- Motivim për zhvillim profesional dhe përmirësim të vazhdueshëm të aftësive.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Shkurt 2025 Ora 16:00:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin ‘’Fizioterapist’’
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".