Kodi Punës: 97945
Kryeinfermier / Infermier
Përshkrimi
Barleti Medical Group kërkon të rekrutojë Infermier për të qenë pjesë e ekipit të tij mjekësor multidisiplinar, me fokus në ofrimin e kujdesit cilësor dhe të gjithanshëm për pacientët.
Pozicioni i Infermierit/Infermieres në Poliklinikën Universitare Barleti pjesë e Barleti Medical Group përfshin ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse për popullatën e zonës, nëpërmjet kujdesit infermieror. Përveç detyrave kryesore, infermieri/ja mund të kryejë edhe përgjegjësi shtesë të arsyeshme që lidhen me funksionet e tij/saj. Në fokusin e këtij pozicioni janë: promovimi i shëndetit, parandalimi i sëmundjeve në komunitet, vlerësimi i nevojave shëndetësore dhe menaxhimi i sëmundjeve në atë zonë.
Detyrat
Planifikimi dhe zbatimi i kujdesit shëndetësor
- Planifikon, zbaton dhe vlerëson nevojat për kujdes shëndetësor për pacientët.
- Siguron mbështetje për pacientët dhe familjarët, duke i ndihmuar të marrin përgjegjësi të përbashkëta për kujdesin.
- Monitoron dhe vlerëson vazhdimisht gjendjen shëndetësore të pacientëve.
Kujdesi dhe monitorimi i pacientëve
- Mat dhe dokumenton vlerat e funksioneve vitale (presioni i gjakut, pulsi, temperatura, etj.).
- Ofron kujdes infermieror sistematik duke respektuar standardet dhe kufijtë profesionalë.
- Parandalon komplikacionet nga qëndrimi i gjatë në shtrat (ulçerat nga presioni, pneumonia, tromboza, kontrakturat).
- Kryen dhe nxit pacientët për ushtrime aktive dhe pasive, si pjesë e rehabilitimit të tyre.
Zbatimi i terapive dhe proçedurave mjekësore
- Aplikon dhe ndjek terapitë e përshkruara nga mjeku, duke përfshirë terapinë orale, lokale dhe me oksigjen.
- Pastron, mjekon dhe fashon plagët e pacientëve (ulçera nga presioni, plagë malinje, etj.).
- Merr mostrat për analiza laboratorike (gjak, urinë).
- Kryen kateterizimin urinar dhe higjienën e stomave dhe kanjulave.
- Kryen EKG për pacientët me indikacione të veçanta mjekësore.
Dokumentimi dhe referimi
- Dokumenton në mënyrë të rregullt monitorimin dhe vlerësimin e kujdesit në kartelën infermierore të pacientit.
- Referon pacientët tek profesionistët e tjerë shëndetësorë ose socialë, sipas nevojës.
- Referon pacientët në nevojë për shërbime sociale tek Koordinatori i Njësisë.
Mbështetja për procedurat dhe pajisjet
- Ndihmon mjekun gjatë proçedurave mjekësore dhe është përgjegjës për pajisjet/instrumentet e përdorura për pacientët.
- Përdor dhe mirëmban pajisjet mjekësore për ofrimin e asistencës së duhur.
Promovimi i shëndetit në komunitet
- Vlerëson kushtet e jetesës së pacientëve dhe përshtat ndërhyrjet e duhura për promovimin e shëndetit.
- Përcakton dhe promovon masat parandaluese për përmirësimin e kushteve shëndetësore në familje dhe komunitet.
Raportimi
- Raporton aktivitetet ditore dhe arritjet tek supervizoret dhe drejtuesit, duke garantuar përmbushjen e detyrave të caktuara dhe të dokumentuara.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Aplikimi:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Shkurt 2025, Ora 16:00 dokumentat e mëposhtme në adresën e burimeve njerëzore [email protected]
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Në Subjektin e-mailit vendosni ‘Kryeinfermier” ose ‘Infermier” .
Ju informojmë se vetë kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore .
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2024”Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve në punë”. Të dhënat personale të aplikiantëve janë kryesishtë të dhënat e deklaruara nga ata në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentacionet e tjera të paraqitura nga ata.
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".