Kodi Punës: 97946
Koordinator Shërbimesh Poliklinike
Përshkrimi
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, është duke zgjeruar shërbimet e saj dhe kërkon të punësojë një Koordinator Shërbimesh Poliklinike për të mbështetur veprimtaritë e poliklinikës tonë dhe për të ofruar një shërbim cilësor dhe të integruar për pacientët. Ky pozicion është ideal për individët që janë të motivuar, të organizuar dhe kanë aftësi për të menaxhuar shumë detyra në një mjedis të shpejtë dhe dinamik.
Detyrat
Menaxhimi i takimeve dhe koordinimi i pacientëve:
- Informon pacientët për procedurat dhe shërbimet mjekësore.
- Përshtat takimet me mjekët dhe siguron që pacientët të jenë të orientuar dhe të informuar për trajtimet.
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe optimizon oraret.
Përgatitja e faturave dhe arkëtimi:
- Përgatit faturat e shërbimeve mjekësore sipas marrëveshjeve dhe procedurave të kompanisë.
- Siguron mbledhjen e pagesave dhe menaxhimin e dokumentacionit financiar të pacientëve.
- Bashkëpunon me departamentin financiar për raportimin e pagesave dhe faturave.
Mbështetje administrative dhe shërbimi ndaj pacientëve:
- Siguron mirëpriten e pacientëve dhe i ndihmon ata në çdo hap të procesit shëndetësor.
- Ofron informacion të qartë dhe të saktë mbi procedurat dhe shërbimet që ofron poliklinika.
Menaxhimi i dokumentacionit:
- Ruajtja dhe menaxhimi i dokumentacionit të pacientëve dhe faturave sipas standardeve të përcaktuara.
- Përdorimi i sistemeve elektronike për menaxhimin e të dhënave dhe dokumenteve të pacientëve.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Si të Aplikoni:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected] deri më 10 Shkurt 2025, ora 16:00
- CV
- Letër Shprehje Interesi për Pozicionin ‘Koordinator Shërbimesh Poliklinike’
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group respekton dhe përpunon të dhënat personale të kandidatëve sipas Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimit Nr.42 datë 22.07.2014.
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".