Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97947

Higjenist - Asistent Dentar

Tirane, Shqipëri 10-02-2025 edhe 15 ditë
Kodi Punës: 97947

Higjenist - Asistent Dentar



Kompania Barleti Medical Group

Higjenist - Asistent Dentar

• Kohë e plote

  • • Master i Interguar në Stomatologji.
  • • Eksperiencë të paktën 1 vjeçare.
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Dentist

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Po

---

10-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Barleti Medical Group, në partneritet me universitetin Barleti përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë që të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve dhe anomalive, por dhe terapi, edukim dhe  rehabilitim të pacientëve. Aktiviteti ynë do të shtrihet jo vetëm në kujdesin shëndetësore, por edhe sipërmarrje të reja novative në industrinë mjekësore. 

Asistenti dentar ndihmon në përmbushjen e planeve të trajtimit të përgjithshëm dhe specifik të përcaktuara nga mjeku stomatolog, duke përgatitur mjetet dhe materialet e nevojshme për trajtime dhe procedura dentare. Ajo/Ai asiston në kujdesin e pacientëve gjatë proçedurave të ndryshme, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere miqësore dhe të rehatshme. Po ashtu, respekton protokollin e higjienës dhe sigurisë në ambientin e punës, duke përfshirë pastërtinë dhe sterilizimin e mjeteve dentare dhe pajisjeve. 


Detyrat

  • Asistenti dentar ndihmon në përmbushjen e planeve të trajtimit të përgjithshëm dhe specifike të cilat janë të përcaktuara nga mjeku stomatolog.
  • Procedurat e higjienës dentare.
  • Edukimi i pacientit 
  • Përgatit mjetet dhe materialet e nevojshme për trajtimin dhe proçedurat dentare
  • Asiston në kujdesin e pacientëve gjatë interventeve kirurgjikale, ortodontike dhe trajtimeve të ndryshme duke kondtribuar në krijimin e mjedisi të rehatshëm pune.
  • Ndjek me rigorozitet protokollet dhe proçedurat e higjienës dhe sigurisë në ambientin e punës, duke përfshirë pastërtinë e mjeteve dhe pajisjeve dentare dhe sterilizimin e tyre.
  • Mbajtja dhe protokollimi i evidencave në kartelën e pacienteve .

Kualifikimet

Profili Individual:

  • Diplomë në Bachelor “Higjenist dhe Asistent Dentar” / Master i Interguar në “Stomatologji”
  • Eksperiencë të paktën 1 vjeçare në ushtrimin e profesionit; 
  • Aftësi të mira komunikuese për të ndërtuar besim me pacientët dhe për të bashkëpunuar me Mjekun Stomatolog;
  • Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës;
  • I/E motivuar të punojë pa supervizim;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në skuader, të arrije punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes; 
  • I/E përgjegjshëm dhe të ruaje konfidencialitetin e informacionit;

Shënime


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Shkurt 2025 Ora 16:00.

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin 

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore ( [email protected] )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://bmg.al/#


Barleti Medical Group

Grupi Mjekësor Barleti

Grupi Mjekësor Barleti, i themeluar në vitin 2023, është një institucion shëndetësor i përkushtuar ndaj ofrimit të kujdesit të avancuar dhe të personalizuar për pacientët. Me një fokus të veçantë te cilësia dhe inovacioni, ne ofrojmë shërbime të integruara mjekësore, përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin parësor e specializuar.

Shërbimet tona përfshijnë:

Tek Grupi Mjekësor Barleti, stafi ynë është në qendër të suksesit tonë. Ne kërkojmë profesionistë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e një ekipi që promovon shëndetin dhe mirëqenien me standarde të larta etike dhe profesionale.


INFORMACIONE KONTAKTI