Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97950

Ekonomiste

Tirane, Shqipëri 10-02-2025 edhe 15 ditë
Kodi Punës: 97950

Ekonomiste



Kompania Kube Shpk

Ekonomiste

• Kohë e plote

  • • Mosha +22 vjeç.
  • • Minimumi 2 vite eksperiencë.
  • • Njohuri mbi Financa 5.
  • • Paga Neto 70.000 Lek.
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Ekonomist

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

10-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

KUBE SH.P.K kërkon të punësojë Ekonomiste.

KUBE sh.p.k me adresë në Tiranë, Kashar (afër City Parku-ut)  është seli e kompanisë Pestova Group e cila merret me distribucionin e brendit VIPA për territorin e Republikës së Shqipërisë. Pestova Group është kompani e themeluar ne vitin 1992, ka eksperiencë mbi 30 vjeçare në prodhimin dhe përpunimin e patates dhe është kompania më e madhe në rajon në sektorin e prodhimit të patatinave.

VIPA është brend lider i patatinave në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, eksporton në 16 vende të Europës dhe prej më tepër se tre vite po zgjerohet fuqishëm në tregun shqiptar.


Detyrat

  • Të hartojë me saktësi faturat e shitjeve për distributorët në bazë të kontratave të lidhura me ta.
  • Të kontrollojë porositë e regjistruara nga paraporositësit(të gjithë elementët e faturës përfshirë zbatimin e marrëveshjeve paraprake me klientët) dhe të fiskalizojë faturat e lidhura me to.
  • Të mbikëqyrë procesit të faturimit te agjentëve të shitjes(kontrolli i skontove, ofertave, të dhënave të klientit, kontrolli i te gjitha fushave që lidhen me sistemin e fiskalizimit).
  • Të hartojë kontratat me klientët e rinj sipas kërkesave të departamentit të shitjeve.
  • Të kontrollojë arkëtimet e klientëve dhe depozitimet e CASH në bankë në kohë reale.
  • Të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e problematikave të hasura nga departamenti i shitjes.
  • Të kryejë saktë procesin e inventarizimit të mallrave në mjetet e transportit të agjenteve, duke siguruar që çdo ngarkesë të jetë e dokumentuar dhe e përputhshme me të dhënat në sistemin kompjuter
  • Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve të ndryshme sipas kërkesë
  • Të marrë pjesë aktive në përmbushjen e detyrave të departamentit të Financës.

Kualifikimet

  • Mosha +22 vjeç.
  • Të ketë përfunduar minimumi studimet Bachelor, Fakulteti i Ekonomisë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Office (Microsoft Word, Excel), shfletuesve të internetit dhe përdorimin e duhur të e-mail-it.
  • Të jetë e saktë, e komunikueshme, korrekte, e interesuar për të mësuar njohuri dhe procese pune të reja, bashkëpunuese, fleksibël, e organizuar.
  • Minimumi 2 vit eksperiencë pune në kompani distribucioni.
  • Njohuritë në përdorimin e sistemit financiar Financa 5 dhe MS, përbëjnë një avantazh të rëndësishëm për këtë pozicion.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ofrojme:

  • Paga Neto 70.000 lek.
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Mundësi për promovim dhe rritje page në bazë të performancës.
  • Asistencë të vazhdueshme në proceset e punës, duke mbështetur ekipin në realizimin e detyrave në mënyrë efikase dhe të saktë.
  • Transport me automjetin e kompanisë nga një pikë e caktuar me marrëveshje, jo nga adresa e banesës.
  • Orari 7:00-15:30 përfshirë pushimin ditor.
  • Fundjava pushim.

Ju lutemi dërgoni CV tek adresa e e-mail it  [email protected] , për çdo informacion shtesë mund të telefononi në nr: +355 69 404 0254


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kube Shpk

Kube Shpk