Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97985

Arkitekt/e

Tirane, Shqipëri 06-02-2025 edhe 11 ditë
Kodi Punës: 97985

Arkitekt/e



Kompania EVEREST SHPK

Arkitekt/e

• Kohë e plote

  • • Diplomë në Arkitekturë ose një fushë të ngjashme.
  • • Përbënë avantazhë eksperienca e mëparshme.
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Arkitekt

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Jo

---

06-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

EVEREST shpk - Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Arkitekti për të mbështetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Nxiten të aplikojnë edhe studentët që kanë përfunduar shkollën e lartë dhe janë në kërkim të një pune e cila i ofron mundësinë të nisin karrierën e tyre dhe të trajnohen dhe zhvillohen profesionalisht në fushën përkatëse të arkitekturës.


Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Dizajni i Fasadave: Të krijoni koncepte inovative dhe estetikisht të këndshme për fasadat e ndërtesave, duke integruar stilin arkitektonik dhe kërkesat funksionale.
  • Konsultimi me Klientët: Të punoni ngushtë me klientët për të kuptuar nevojat dhe preferencat e tyre, duke ofruar zgjidhje kreative që përmbushin pritshmëritë.
  • Hulumtimi dhe Analiza: Të kryeni hulumtime mbi materialet, teknologjitë dhe trendet e reja në dizajnin e fasadave, duke siguruar që projektet të jenë të qëndrueshme dhe efektive.
  • Përgatitja e Planeve dhe Skicave: Të përgatitni plane dhe skica teknike, duke përdorur softuerë të specializuar për modelimin 3D dhe vizualizimin e dizajneve.
  • Koordinimi me Ekipet e Ndërtimit: Të bashkëpunoni me inxhinierë, ndërtues dhe profesionistë të tjerë për të siguruar realizimin e saktë të projekteve, duke ruajtur standardet e cilësisë.
  • Mbikëqyrja e Projektit: Të monitoroni përparimin e punimeve dhe të bëni rregullime të nevojshme për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e punës.

Kualifikimet

Kualifikimet:

  • Diplomë në Arkitekturë ose një fushë të ngjashme.
  • Përbënë avantazhë eksperienca e mëparshme në dizajnin e fasadave dhe projekte të ngjashme.
  • Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve si AutoCAD, Modelime 3D dhe Adobe Creative Suite.
  • Njohuri mbi materialet dhe teknologjitë moderne të ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (përbënë avantazh gjuha italiane).

 

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar dhe Portofol punimesh (nëse disponohet) në e-mail: [email protected] ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.everest.al


EVEREST SHPK

 

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton.

Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.

Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.


INFORMACIONE KONTAKTI