Kodi Punës: 98052
Punonjes Social
Përshkrimi
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Tirane
Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Tirane, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
Kualifikimet
Profili për pozicionin Punonjës Social
- Diplomë “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor / Profesional” në të njëjtën fushë;
- Të jenë të regjistruar në Urdhrin e Punonjësit Socialë, sipas Ligjit përkatës;
- Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
- Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
- Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
- Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
- Aftësi komunikuese
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:
- Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
- Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
- Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
- Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
- Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 27.01.2025, në adresën [email protected]
- Curriculum Vitae;
- Letër interesi;
- Referencë
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".