Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98572

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës

Durres, Shqipëri 20-02-2025 edhe 9 ditë
Kodi Punës: 98572

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës



Durres

SPAR
kërkon të punësojë:

ASISTENT/E MENAXHER/E I DYQANIT DURRËS

  • Diplomë Universitare.
  • Eksperiencë pune të ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Menaxher

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

20-02-2025

Durres, Shqipëri


Përshkrimi

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Durrës  (Vollga & Plazh).
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Durrës.

Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.


Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
  • Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
  • Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
  • Analiza e shitjeve;
  • Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
  • Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
  • Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
  • Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
  • Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi: Diplomë Universitare.
Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike.

Aftesi të tjera:

  • Aftësi në menaxhim;
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
  • Aftësi në organizim;
  • Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
  • Aftësi në menaxhimin e stresit;
  • I aftë të punojë në ekip.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI