
Çfarë mund të përfitoni gjatë kohës së izolimit?
- Përdore kohën për të reflektuar dhe fito një punë të re
Ndodh shpesh që punëkërkuesit të nxitohen. Ata ose shfrytëzojnë mundësinë e parë të mundshme ose hyjnë në kërkim të punës pa marrë parasysh plotësisht se çfarë duan të bëjnë tjetër. Është pikërisht momenti të përfitoni nga kjo situatë , në të cilën tregu i punës është ngadalësuar dhe të qartësoni me veten tuaj se në cilën kompani dhe në cilin pozicion pune do të dëshironit të punonit. Krijoni një listë ku të rendisni industrinë që synoni, kompanitë, titujt e vendeve të punës dhe ndonjë gjë në veçanti që po kërkoni. Për këtë ju ndihmon
duapune.com me mundësi të shumta pune sipas industrive përkatëse. Më pas filloni të zgjidhni për të aplikuar në ato mundësi punësimi që plotësojnë më së shumti kriteret tuaja. Por, përtej kësaj, ju gjithashtu mund të përqendroheni edhe tek kompanitë në të cilat do të dëshironit të punoni dhe të pikasni atë person në kompani të cilin mund të kontaktoni dhe pyesni. (Kompania mund të mos ketë ende një pozicion të hapur, por ju mund të përdorni rrjetin tuaj të njohjeve për t'ju ndihmuar të filloni të krijoni lidhje që tani.) Ekspertët thonë të jini të gatshëm të mendoni për rolin tuaj më gjerësisht dhe ndoshta duke u bazuar në një pozicion të ngjashëm që do të shfrytëzonte gjithashtu përvojën dhe aftësitë tuaja. Për shembull, ju mund të keni qenë duke synuar një rol në marketing, por kompania me më pak njerëz në dispozcion dhe me më pak të fitime se më parë, është më e prirur të punësojë dikë për një rol komunikimi gjatë kësaj krize. Tregohuni pragmatikë dhe praktikë në situata të tilla.
- Aftësi të përmirësuara ose të reja
Tani është koha e përkryer për të punuar në forcimin e kualifikimeve tuaja, thonë ekspertët e burimeve njerëzore. Analizoni përshkrimet e punës duke renditur secilën aftësi dhe përvojë të kërkuar. Pastaj vlerësoni nëse e keni atë aftësi të saktë, nëse e keni si aftësi, por nuk e keni përdorur atë per disa vite, ose nëse ju mungon aftësia plotësisht. Përdorni atë informacion për të përcaktuar se çfarë ju duhet të përforconi për ta bërë veten një kandidat edhe më të mirë kur tregu i punës të aktivizohet plotësisht përsëri. Për shembull, nëse po aplikoni për media sociale ose pozicione të specializuara të marketingut, renditja ka të ngjarë të kërkojë përvojë me Google Analytics dhe Hootsuite. Të qenit i çertifikuar në njërën ose të dy do të bëjë që CV juaj të dalë e veçantë. Ka shumë kurse falas online, përfshirë MOOC (Kurset Masive të Hapura Online), klasa EdX (duke përfshirë kurse falas nga MIT dhe Harvard), dhe trajnime dhe mësime falas të Microsoft-it. (Gjeni më shumë faqe që ofrojnë kurse online.) Nëse nuk jeni të sigurt se nga të filloni, kontrolloni klasa për shembull për marketing dixhital, kodim dhe statistika. Gjatë një ngadalësimi ekonomik, është e rëndësishme të përqendroheni në ato që mund të kontrolloni — përmirësimin e aftësive tuaja. Ju mund të vendosni tani bazat e aftësive të reja në mënyrë që kur të përfundojë kriza t’i keni dyert të hapura dhe marrëdhëniet e rindërtuara.
dupune.com Miku juaj pë punë dhe karrierë Përshtatur nga Emi OGA /www.themuse.com/advice/job-search-coronavirus