Postuar më: May 20, 2022
Dashi
Jeni të prirur për të qënë lidera por kjo nuk do të thotë që jeni më të mirët në punën tuaj. Në pozicione të larta pune ju mund të bëheni shumë irritues dhe arrogant. Është e sigurt që do të arrini majat, por sigurohuni që do të përfundoni ato që do të merrni përsipër. Një nga punët më të përshtatshme për ju është menaxher apo administrator.
Demi
Punonjësit e kësaj shenje janë tepër praktikë dhe janë personat idealë për të bashkëpunuar. Ata mund të jenë punonjës të thjeshtë apo edhe lider. Këta persona nuk e kanë problem pozicionin që kanë në punë, për sa kohë e bëjnë punën e tyre me dëshirë. Demi vlerëson shumë gjërat e bukura, prandaj disa nga punët më të përshtatshme janë agjent imobiliar, dizajn apo arredim. .
Binjakët
Binjakët kanë tendencën t’i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe të ndërveprojnë me këdo. Ata shpesh herë mund të mërziten nëse nuk kanë një listë me detyra. E vetmja gjë që i bezdis ata në punë është nëse punojnë në një ambient shumë të qetë dhe strikt. Karriera ideale për ta është çdo fushë e cila ka të bëjë me komunikimin dhe marrjen e informacioneve.
Gaforrja
Personat më tradicionalë dhe më të përgjegjshëm në punë janë pikërisht personat e kësaj shenje. Një nga pikat më të forta është zgjidhja e konflikteve apo problemeve në punë në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur me rezultatet. Ata janë shumë të mirë si kujdestarë fëmijësh, punonjës social, punonjës të burimeve njerëzore, avokatë apo mësues.
Luani
Luani pëlqen jashtëmase të ekspozohet dhe të tërheqë vëmendje. Personat e kësaj shenje zakonisht janë shefat më të mirë, pasi dijnë të drejtojnë një grup të madh punonjësish me racionalitet. Fushat ku një Luan mund të punojë më mirë janë mësimdhënia, politika si dhe profesionet artistike.
Virgjëresha
Personat e kësaj shenje janë perfeksionistë dhe gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Nuk janë shumë të prirur për të qënë lider, pasi janë shumë të ndjeshëm dhe e kanë të vështirë të tregohen plotësisht objektivë. Ata kanë një memorie shumë të mirë, prandaj mund të punojnë fare lehtë në kompani të mëdha.
Burimi: Marie Claire