Horoskopi i karrierës

Karriera juaj sipas horoskopit- pjesa 2

Horoskopi i karrierës

Peshorja
Si shenja më sociale që është, Peshorja është idealja për të mbledhur njerëz për një organizim të caktuar. Personat e kësaj shenje mund të jenë diplomat, asistentë të mirë, përkthyes etj.

Akrepi
Askush nuk mund të mbajë një sekret më mirë se Akrepi. Kjo është diçka që i ndihmon edhe në punë, pasi bëhen brenda pak kohe personat më të besuar të eprorëve. Akrepi pëlqen shumë sfidat dhe investigimet. Prandaj mund të jenë punonjës policie shumë të mirë, ose të menaxhojnë shumë mirë krizat në punë.

Shigjetari
Shigjetarët kanë një ngërç komunikimi me kolegët, por kur arrijnë të kenë komunikimin e duhur mund të kthehen në këshillues shumë të mirë. Ata janë të mirë në pjesën më të madhe të gjërave që bëjnë. Duke qënë se pëlqejnë të udhëtojnë, një karrierë që ua mundëson këtë gjë do të ishte perfekte për ta.

Bricjapi
Bricjapët janë seriozë dhe të organizuar. Ata nuk tremben apo të bezdisen nga eprorët, pasi e dijnë që puna e tyre dhe ambicia do t’i çojë drejt realizimit të qëllimit të tyre. Problemi i tyre është se fokusohen shumë në punë dhe harrojnë çdo gjë tjetër, pasi ata nuk dijnë të ndalen deri sa të arrijnë aty ku duan. Karrierat e përshtatshme për ta janë: administrator, menaxher, arkitekt.

Ujori
Personat e kësaj shenje duan të jenë të lirë gjithë kohën, por gjithsesi janë punonjës me vlera. Ata janë tepër socialë. Duke qënë se janë shumë të tërhequr nga shkenca apo teknologjia, një nga punët më të mira për ta është programimi. Gjithashtu ata mund të gjejnë veten në grafik dizajn apo fotografi.

Peshqit
Peshqit janë një nga shenjat më fleksibël përsa i përket punës. Ata përqëndrohen tek fakti që duhet t’iu tregojnë të tjerve se janë të aftë dhe e meritojnë pozicionin që kanë. Janë persona me shumë intuit dhe pëlqejnë shumë mjekësinë dhe artin.

Burimi: Marie Claire