Postuar më: July 28, 2021
Luani është shenja më ekstroverte dhe ndoshta me më shumë vetëbesim e zodiakut. Nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm kur keni një Luan në staf. Ata kërkojnë sfida dhe u pëlqen tju mbajnë të zënë, janë të orientuar drejt qëllimeve dhe shumë konkurrues. Ndërsa disa Luanë mund të jenë të qetë dhe pa pretendime me një forcë të brendshme madhështore, shumica e Luanëve preferojnë një karrierë që i lejon ata të duken dhe të ndihen të rëndësishëm.
1. Aktor
Kush ka takuar një Luani që nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes? Qoftë në vëmendjen e publikut ose jo, kjo shenjë zjarri do të argëtojë dhe angazhojë të gjithë rreth tyre. Ekspresiv dhe dramatik, ata e kërkojnë qendrën e vëmendjes dhe e duan gjithë adhurimin që vjen në mënyrë të pashmangshme. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Drejtor Arti, YouTuber, Balerin profesionist.
2. Kardiolog
Luanët kanë shumë zemër dhe një talent për të kuptuar këtë organ jetik. Nuk është rastësi që salla e operacionit nganjëherë quhet teatër dhe që kirurgu i zemrës bëhet ylli i shfaqjes. Duhet shumë guxim dhe besim për t'u specializuar në këtë fushë, dy tipare që Luani i ka. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Atlet profesionist, doktor i mjekësisë sportive, onkolog, anesteziolog.
3. Krijues bizhuterish
Ari është metali i Diellit dhe si rrjedhojë, Luani ka një aftësi për ta punuar dhe zotëruar atë. Ky zanat kërkon një kuptim të vetive të metalit dhe një sy për nxjerrjen e bukurisë së natyrshme në të. Ndonjëherë Luani mund të bëjë gjithçka për ti bërë përshtypje të tjerëve, por kur njerëzit e Luanit i drejtojnë dorën kësaj forme arti, ata janë në gjendje të shprehin të vërtetën e tyre të brendshme. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Ekspert të gurëve të çmuar, Farkëtar, Tregëtar.
4. Ekzekutiv PR
Askush nuk mund të ulërijë si Luani dhe PR është një përshtatje e shkëlqyer për Luanin që i pëlqen të dali. Nga dërgimi i njoftimeve për shtyp te mbajtja e kontrollit të thashethemeve, Luani është thjesht personi për t'u siguruar që njerëzit e duhur janë në dijeni për të rejat. Kjo funksionon mirë dhe për Luanët që janë të turpshëm të cilët preferojnë të mbajnë një jetë më private. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Ekzekutiv Marketingu, Life Coach (profesionistë të mirëqënies), Nutricionist, Zëdhënës për shtyp, Drejtues radiofonik,
5. Zëdhënës për shtyp
Të jesh simpatik dhe elokuent është thelbi i mantrës së Luanit dhe ky pozicion do t’i përshtatej përkëdheljes dhe nevojës për vëmendje. Nga shfaqjet tregtare deri me kapitalistët dhe sipërmarrësit, Luani mund të flasë dhe të tregojë produkte dhe shërbime të reja me autoritet dhe sinqeritet dhe është e rrallë që ata të refuzohen. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Shitës, Tregtar Mallrash, Botues.
6. Agjent Teatral
Luani ka një kuptim unik të profesionit të aktrimit dhe i pëlqen të lehtësojë punë dhe jetë i organizuar. Vetëm të qenit pjesë e industrisë së argëtimit e bën Luanin të mbushet me kënaqësi. Negocimi me agjentët e trupës së aktorëve, bashkëveprimi me aktorët dhe përdorimi i aftësive të tyre në përfaqësimin e interesave të artistëve e mban këtë shenjë zjarri energjike dhe të angazhuar. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Drejtor Arti, Agjent rekrutimesh, Ekspert Ndriçimi, Dizajner Kostumesh, Drejtor Muzeu
7. Yll i një Reality-Show
Luanët, nga të gjitha shenjat, janë më të zotët për të marrë 15 minuta famë dhe për ta kthyer atë në një karrierë. Aftësia e tyre për të marr miratime dhe për të përfunduar në vende të tjera argëtuese do t'i bëjë ata të kompensohen ndërsa kërkojnë statusin e tyre si pothuajse të famshëm. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: spiker në radio, blogger.
8. Parukier/e
Luanët kanë një fiksim të çuditshëm me flokët. Ata mund të mos preokupohen shumë për flokët e tyre, por me kënaqësi do të rregullonin të të tjerëve. Parukierët Luan fitojnë shumë konkurse për stilime flokësh. Luanët gjithashtu punojnë mirë në salon bukurie, sepse ata janë në gjendje të kultivojnë një pamje dhe një personazh që tërheq vëmendjen duke i mbajtur klientët e tyre të argëtuar, si dhe të duken bukur. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Pronarin e Spa, Parukiere, Stilistin.
9. Shitës
Luani i pëlqen ndryshimi dhe shumëllojshmëria, si dhe mundësia për të punuar me publikun. Kjo i bën ata shitës të shkëlqyer, dinë të bëjnë biznes dhe të shesin shpejt. Luanët dijnë të maksimizojnë komisionet e tyre .Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Product Developer, Specialist të marketingut, Ekspert të Mediave Sociale.
10. Foles motivues
Nëse frymëzimi ose një shtytje e vogël është e nevojshme për motivim, atëherë shenja e zjarrit Luani është një dhuratë nga perëndia. Ata kanë një talent të natyrshëm për t'i bërë njerëzit të angazhuar dhe të gatshëm për veprim. Kanalizimi i energjisë në diçka pozitive është një punë ëndërrash për Luanin. Luani nuk e ka problem të jetë në një platformë ose t'i tregojë dikujt se çfarë të bëj dhe ku të shkojë për sukses. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Life Coach, Agjent Sportiv, Nutricionist.