Këshillimi i karrierës

10 Shtetet që do të keni më shumë mundësi për tu punësuar në 2017

Këshillimi i karrierës
recruitingKompanitë përgjatë globit kanë filluar luftën e punësimit pas një viti trazirash dhe pasigurish politike. Gjatë vitit të kaluar, Britania votoi të largohej nga Bashkimi Europian, Donald Trump u bë presidenti i SHBA-së, dhe populizmi është përhapur në të gjithë Europën. Kjo ka shkaktuar pasiguri të mëdha për kompanitë dhe shumë prej tyre i kanë mbajtur jashtë vëmendjes planet e zgjerimit deri më tani. Brexit u shkaktoi kompanive në Londër dhe Skoci punësimin e njerëzve në një masë mjaft të ulët krahasuar me shumë qytete të mëdha përgjatë botës. Por situata ka ndryshuar. Sipas survejimit të fundit të nxjerrë këtë muaj nga ManpowerGroup Employment, kompanitë në 39 nga 43 shtete të survejuara, thanë që parashikimet për rritjen e numrit të të punësuarve, me synimet më të mëdha të punësimit vijnë nga Azia dhe Europa Lindore. Business Insider vendosi të shohë perspektivën e punësimit, për të zbuluar se cilat kombe kanë ngritur parashikimet për rritjen e punësimit. Hidhni një vështrim në 10 vendet në të cilat kompanite kanë vendosur të rritin forcën e tyre punëtore: 1. Zelanda e Re: +13%. Ky shtet kryeson në shumë rankime për cilësinë e jetës dhe është bërë një tërheqje për familjet këto vitet e fundit. 2. Bullgaria: +13%. Ka përjetuar rritje të madhe ekonomike këto vitet e fundit dhe kompanitë janë duke parë për zgjerim të forcës punëtore përgjatë sektorëve të ndryshëm si në shërbimet profesionale, po ashtu dhe në miniera. 3. Hong Kong: +14%. Është një nga vendet me koston më të lartë të jetesës në botë, por është një qëndër financiare për Azinë dhe është parë edhe si një derë për shërbimet financiare në Kinë. 4. Rumania: +16%. Ky shtet është tërheqës për kompanitë që shohin të zgjerohen, pasi kostoja e jetesës është shumë e ulët, pagat janë krahasimisht të ulëta dhe cilësia e jetës është e mjaftueshme. 5. SHBA: +17%. Zgjedhjet në SHBA kanë përfunduar. Kompanitë në SHBA janë duke filluar rritjen e punësimit. 6. Hungaria: +17%. Ka koston më të ulët të jetesës në Europë dhe është një vend ku tregu i punës është i gjallë. 7. India: +18%. Është një ndër vendet në zhvillim më të mëdha dhe vazhdon të punësojë më shumë personel mes një rangu sektorësh si shërbimet profesionale dhe prodhimit. 8. Sllovenia: +22%. Ndërkohë që kompanitë në Europën Perëndimore janë më pak të sigurta se pjesa tjetër e rajonit për synimet e punësimit, në Europën Lindore, kompanitë janë duke parë për zgjerime në fushën e teknologjisë. 9. Japonia: +23%. Është i rankuar si një nga shtetet me nivelin më të madh të besimit për punësimin e njerëzve, falë kulturës kumbuese të korporatave në vendet si Tokyo. 10. Taivan: +24%. Ky shtet është parë si një nga vendet më të mira në botë për njerëzit që duan të rriten në karrierë dhe është bërë shpejt një qëndër kryesore për punësimin në fushën e teknologjisë dhë atë financiare. World Economic Forum, Prill, 2017