Këshillimi i karrierës

4 sjellje qe shefat toksike shfaqin ne vendin e punës

Këshillimi i karrierës

Le të supozojmë se asnjë, ose shumë pak shefa mund zgjohen çdo ditë dhe të thonë: “Sot, do t’ua bëj jetën punonjësve të mi sa më të mjerueshme që të jetë e mundur.” E megjithatë, ne të gjithë kemi njohur ose përjetuar një shef toksik. Pra, si shkojnë drejtuesit nga qëllimet e mira në dëmtimin e moralit të ekipit të tyre me ose pa dashje?

Shefave u pëlqen të supozojnë se janë motivues dhe jo të bezdisshëm ose dhe acarues, por një vetëvlerësim mund ti ndihmojë të përcaktojnë përfundimisht nëse po shfaqin ose jo udhëheqje pozitive.

Punonjësit kanë frikë të shprehen

Në një vend pune të shëndetshëm, punonjësit inkurajohen të përdorin zërin e tyre, të ofrojnë sugjerime dhe të flasin sinqerisht për çdo problem apo shqetësim që mund të kenë. Në një mjedis toksik kjo gjë nuk ndodh sepse mund të përballen me gjykime, shikime shtrembër nga shefi ose dhe ofendime.

Ekipi i punës nuk i beson shefit

Kjo mund të jetë një situatë e ndërlikuar për shefat. Si mund të kuptohet nqs shefi juaj është toksik? Ai mund të eci në një dhomë plot me anëtarë të ekipit të tij të cilët janë duke biseduar me entuziazëm për ditën e tyre. Nëse ata ndalojnë së foluri në vend që ta përfshijnë atë në bisedën e tyre, kjo është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull.

Sjellja juaj nuk e motivon ekipin e punës

Nga të gjitha mënyrat e sjelljes që menaxherët kanë, mikro-menaxhimi merr rolin kryesor. Sigurisht, shefat nuk duan të jenë toksik, ata mendojnë se po përpiqen ti ndihmojnë punonjësit e tyre të jenë më efikas, t’i ndihmojnë ata të menaxhojnë kohën e tyre. Por në fakt çfare ndodh? Ata janë duke bërë të kundërtën.

Ti je i ashpër në komunikim

Një herë isha në hollin e aeroportit ku një biznesmen po fliste me zë të lartë në telefon. Jam shumë i sigurt që të gjithë e kemi përjetuar më parë këtë situate, qoftë kur je aeroport apo ulesh në një kafene. Puna është se biznesmeni vazhdonte pa pushim, pa ndaluar as për të marrë frymë. Pyesja veten se çfarë duhet të ketë menduar personi në anën tjetër të telefonatës që mesa kuptova ishte një prej punonjësve të tij.

Burimi www.fastcompany.com