Këshillimi i karrierës

A duhet të flenë punonjësit gjatë orarit të punës?

Këshillimi i karrierës Lojëra argëtuese dhe humor
Një ‘çmenduri ‘ e re po merr jetë për tavolinat e punës prej ‘’shkume’’ të cilat i lejojne punonjësit faktikisht të flenë në rehati të plotë në punë! Ndërsa ideja është pritur mjaft mirë mes punonjësve, nuk duket se punëdhënësit e kanë pritur dhe aq mirë. Siç raporton dhe Daily Mail, tavolina e punës prej shkume e njohur si  ‘’Tavolina e Ëndërrimtarit të ditës’’ ( në anglisht ‘daydreamer desk’) kushton plot  950 paund anglez. Shpikësi i saj, 27 vjeçari Nick DeMarco, është shprehur se ai shpreson që kjo tavolinë pune të krijojë ‘një sjellje të zakonshme të të qetësuarit  në ambjentet e punës’.  Përtej kësaj, a është kjo diçka që punëdhënësit duan vërtetë ta promovojnë?  Sidomos duke marrë parasysh klimën e vështirë ekonomike! ‘’Tavolina e Ëndërrimtarit të ditës’’ Kjo tavolinë është në fakt një tavolinë zyre me një sipërfaqe prej shkume të butë  e cila është në butësinë e mjaftueshme që punonjësit të mësojnë dhe kryejnë detyrat e tyre por edhe ti japin vetes pak pushim gjumi.  Përmes materialit të shkumës, është edhe një bllok prej druri  ( 21,6 cm deri në 27,94 cm) i cili i lejon punonjësit të shkruajnë dhe të plotësojnë çdo aktivitet gjatë punës. E përshkruar si mënyrë ‘praktike dhe e rehatshme’ e largimit të stresit, kjo tavolinë është e menduar për të kombinuar risinë, kreativitetin dhe prakticitetin në një. Praktike apo  një komplikim më shumë? Për ata që punojnë me orë të gjata me kohë edhe me tepër nga java në javë, atëherë kjo tavolinë pune do jetë me shumë mundësi  një  ide gjeniale për kompanitë për ta bërë pjesë e ambjentit të punës; gjithsesi, për pjesën më të madhe puna 5 ditë në javë në orarin 9 me 5 thërret për nevojën e kapjes së orëve të gjumit të munguara gjatë orarit të punës. Një hap më tej Nick DeMarco ka krijuar gjithashtu ‘’Tavolinën Zen’’ e cila është kombinimi i një tavoline pune dhe një mase rëre.  E ekzaktësisht  siç tingëllon, ‘Tavolina Zen’  bashkon në një trup të vetëm një tavolinë standarde pune me një pirg-rëre i cili i lejon  punonjësve ‘ të  shgarravisin’ dhe të ndjejnë rërën gjatë punës.  Kjo është menduar si një mënyrë për të rritur relaksin dhe kreativitetin tek punonjësit , duke i bërë ata më produktiv.