
Rreth 44% e aplikantëve nuk marrin asnjë konfirmim apo refuzim nga punëdhënësit ose thjesht marrin një email refuzimi ku nuk jepet asnjë arsye për mos-përzgjedhjen. Arsyet më të zakonshme mund të jenë se ndoshta ka pasur një kandidat më të mirë dhe më të përshtatshëm se ju ose ndoshta ju nuk keni qënë shumë të qartë dhe nuk keni lënë përshtypje të mira gjatë intervistës. Megjithatë ka edhe arsye të tjera pse punëdhënësi mund të refuzojë apikimin tuaj dhe ju ndoshta nuk do kuptoni asnjëherë arsyen e refuzimit. Më poshtë janë disa nga këto arsye.
1. Ata kërkonin një person që përshtatej me ambjentin e tyre dhe ju nuk ishit i përshtatshëm Gjatë intervistës së punës, punëdhënësi kërkon për një person që do të përshtatet shumë mirë me jetën e përditshme të grupit të punës, kështu që detaje të personalitetit kanë shumë rëndësi. Ndonjëherë mund të jetë edhe më e detajuar ajo që punëdhënësi kërkon. Menaxheri punëdhënës ka një person specifik në mendjen e tij që e mendon si kandidatin ideal. Ai mund të kërkojë që një kandidat të ketë një imazh që përshtatet me ato që përfytyron punëdhënësi ndoshta edhe për shijet në modë apo referencat kulturore.
2. 4 sekonda për përshtypjen e parë Gjatë sekondave të para me punëdhënësin, ata mund të pyesin veten “Ku ju kanë parë më parë?” dhe nëse realisht keni pasur ndonjë marrëdhënie të mëparshme, që ndoshta nuk ka përfunduar mirë, mos prisni që t’ju japin një arsye pse nuk jeni ju kandidati i përzgjedhur.
3. Ju jeni shumë i zgjuar Punëdhënësit duan të punësojnë kandidatin më të mirë apo jo? Teorikisht, po. Por realisht nuk ndodh gjithmonë kështu. Menaxherët e punësimit mund të kërkojnë një person që thjesht do e bëjë punën e tij shumë mirë dhe jo ndonjë kandidat shumë të zgjuar që do të shkëlqejë dhe do tërheqë vëmëndjen e të gjithëve edhe të shefit. Mos prisni t’ju japin arsyen e vërtetë kur ju refuzojnë. Mund t’ju thonë thjesht që është gjetur një kandidat më i përshtatshëm për atë pozicion.
4. Jeni shumë tërheqës Sipas studimeve, pamja e jashtme është një tjetër faktor që ndikon tek përzgjedhja e kandidatëve. Kjo dukuri ndodh më së shumti tek menaxheret femra, të cilat nëse kanë një kandidate që e mendojnë më shumë tërheqëse se vetja, me shumë mundësi do ta refuzojnë.
5. Ju jeni ju Ju keni një histori interesante pune, një karrierë të zhvilluar dhe një mënyrë tuajën për të treguar eksperiencat tuaja. Por menaxheri i punësimit nuk kishte këtë vizion për personin që do të punësonte dhe kështu ju nuk përshtateni me pritshmëritë e tij, ndaj edhe do të refuzoheni.
6. Pozicioni i punës do të anulohet Jeni përzgjedhur si kandidati më i mirë. Menaxheri i punësimit ju ka pëlqyer dhe jeni gati për të filluar punë. Për arsye nga më të ndryshmet ai pozicion mund të jetë hequr. Ndoshta mund të ketë ndodhur një ristrukturim në kompani, por mos prisni që t’ju thonë arsyet e vërteta të refuzimit. Ndonjëherë çdo gjë është në duart e menaxherit të punësimit dhe askush nuk do t’ju thotë juve se çfarë ka ndodhur në prapaskenë me atë pozicion.