Postuar më: February 8, 2022
A i dalloni dot situatat e bullizmit në vendin tuaj të punës? Jeni ndjerë ndonjëherë të bullizuar? Nëse nuk e keni plotësisht të qartë, atëherë përgjigjuni pyetjeve në vazhdim për ta kuptuar...
A ndiheni gjatë gjithë kohës të frikësuar ose të tmerruar nga ndonjë koleg/e në punë? A është dikush i cili ju ofendon, ju bërtet ose ju hedhë poshtë punën për ndonjë arsye që është e parëndësishme? A është dikush në punë që flet për ju gjatë mbledhjeve, ju kritikon apo ka guxim që t’jua vjedhë meritat?
Nëse është përgjigja “po” për të gjitha këto pyetje, atëherë mundësia për të qenë në mesin e miliona punonjësve në botë që bullizohen janë të mëdha.
Kur e keni ndjenjën e frikës brenda vetes për të marrë pjesë në takime, e shmangni vajtjen në pjesë të zyrës, bazuar se kush është aty, ose edhe ndrydheni përpara se të merrni pjesë në ndonjërin nga aktivitet e kompanisë për punonjësit, problemi nuk është sepse jeni të turpshëm. Në të tilla kushte, ndaluni dhe shihni ndërveprimet e disa nga kolegët, mbase do ta gjeni që dikush prej tyre është duke ju bullizuar! Disa këshilla se si të veproni.
Vendosni kufizime se deri ku mund të toleroni edhe shakatë
Përballni ngacmuesit dhe diskutoni me ta rreth sjelljes se tyre ofenduese ndaj jush
Tregoni burimeve njerëzore ose menaxherit situatën ku ndodheni
Mos e merrni personalisht dhe mundohuni që mos të cënojë rendimentin tuaj në punë