Nqs ju jeni nga ata punonjës që e doni shumë profesionin tuaj, e adhuroni atë deri në pikën ku sakrifikoni shumë nga jeta juaj private por nuk ndiheni të vlerësuar për të mos u shqetësoni dhe mos u ndjeni keq sepse nuk jeni vetëm ju. Nqs ndjeni që nuk vlerësoheni sa duhet në ambientin e punës qoftë nga eprorët ose dhe kolegët mos lejoni që kjo tju dekurajoji. Një situatë e tillë është stresuese për këdo dhe e bën të vështirë të japësh maksimumin në një punë që ti e pëlqen.
A jeni ndjere ndonjëherë të nënvlerësuar në punë?
Lajmi “i mirë” është se nuk jeni të vetmit në këtë gjendje. Shumë punonjës, madje edhe punonjës me eksperiencë disa vjecare përballen të paktën në një moment të karrierës së tyre, ku vlerat e tyre nuk vlerësohet siç duhet. Nqs ju jeni një nga këta punonjës ja disa këshilla se çfarë mund të bëni…
- Shikoni përreth sepse ekziston një mundësi e vogël që bashkëpunëtorët dhe eprorët të mos ju vlerësojnë aq sa duhet sepse ata nuk mund ta shohin vërtet vlerën tuaj. Ndoshta jeni të ndrojtur ose introvert.
- Jini proaktiv që do të thotë edhe nqs keni një moment që nukndiheni shumë frytdhënës në punë ose ndiheni të nënvlerësuar, merrni energjinë tuaj dhe bëni gjithçka që duhet për të qenë të përqendruar në punë, duke bërë detyrat tuaja më mirë se kurrë.
- Vini në dukje cilësitë tuaja pozitive që çdo koleg dhe shefi juaj ta kuptojnë që ju jeni duke përparuar ne punët tuaja. Punoni me modesti dhe lini punën tuaj të tregoi potencialin tuaj
- Mos kini frikë nga shefi . Eshtë normale të keni respekt për shefin tuaj për shkak të hierarkisë në punë por në momentin që keni frikë prej tij kjo do të pengoji në rrjedhën e punës. Një ide e mirë është që të merrni më shumë përgjegjësi, duke treguar se nuk ke frikë të marrësh rreziqe
- Përfitoni nga ekipi. E fundit por jo me pak e rendësishmja është që të kërkoni ndihmë nga ekipi juaj. Krijoni një lidhje me kolegët tuaj që tju shohin si të domosdoshëm. Nqs ju filloni të vlerësoheni për atë që jeni nga ata që bëjnë të njëjtën punë si ju, të tjerët gjithashtu do të fillojnë të kuptojnë se cili jeni ju.