Këshillimi i karrierës

duapune.com pjesemarres ne Panairin e Punes – Universiteti New York Tirana

Këshillimi i karrierës

Sot në Universitetin e New York Tirana u zhvillua Panairi i Punës.

Mbi 30 kompani pjesëmarrëse të sektorit IT, konsulencës, turizmit, transportit, shoqata etj, u prezantuan sot studentëve të Universitetit të New York Tirana: mundësi punësimi, internship-e, trajnime, bursa studimi etj.

Studentët patën mundësi të informoheshin për shumë mundësi praktike dhe punësimi të ofruara nga kompanitë pjesëmarrëse.

duapune.com gjithashtu u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti punëkërkues, punëdhënës, miq dhe bashkëpunëtorë, dha informacion mbi mundësitë e punësimit dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.