Këshillimi i karrierës

duapune.com zhvilloi me sukses trajnimin e pare te sezonit te vjeshtes te Akademise se BNj

Këshillimi i karrierës Menaxhim

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju suksesin e ditës së parë të trajnimit të Akademisë së Burimeve Njerëzore per kete sezon i cili u mbajt më 22 Shtator 2023. Në trajnim morën pjesë 10pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre për BNJ.

Trajnimi filloi në orën 14:00 me një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. Sesioni nisi me aktivitete prezantuese për të inkurajuar ndërveprimin dhe për të krijuar një atmosferë pozitive mësimi. Pjesëmarrësit u prezantuan, ndanë pritshmëritë e tyre nga trajnimi dhe diskutuan shkurtimisht eksperiencën e tyre me Burimet njerëzore.

Sesioni i parë u thellua në konceptet themelore të burimeve njerëzore, duke përfshirë ciklin jetësor të punonjësve, funksionet e burimeve njerëzore dhe rolin e burimeve njerëzore në suksesin organizativ.

Pjesëmarrësit eksploruan rëndësinë e BNJ në ruajtjen e një kulture pozitive pune dhe angazhimin e punonjësve.

Ata u ndanë në grupe më të vogla për aktivitete ndërvepruese dhe raste studimore. Secilit grup iu caktua një skenar specifik për të analizuar dhe paraqitur gjetjet e tyre tek grupi më i madh.

Trajnuesja e ftuar është një profesioniste me përvojë shumë vjecare në Burime njerëzore. Ajo ndau njohuri të vlefshme, përvoja personale dhe praktika më të mira në fushën e burimeve njerëzore.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, duke marrë njohuri dhe udhëzime shtesë. Dita e parë të trajnimit e përmbyll duke përmbledhur pikat kryesore dhe duke përforcuar konceptet kryesore të mbuluara. Pjesëmarrësve iu kërkua të jepnin vlerësime mbi përvojën e tyre, materialet e trajnimit dhe çdo sugjerim për përmirësim.

Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime, treguan interes për temat dhe morën pjesë në aktivitetet e grupit.

Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sere tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë rekrutimin e talenteve, menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.

Trajnimi i rradhes do te jete ne dt 29 Shtator ne oren 14:00 me tematike. Rekrutimi i talenteve. 

 

18c5c246-0aa0-42ec-992f-6e880cb9d991.jpg    47d5264f-3487-4719-a9fb-a1e67f328145.jpg  70188bfa-bd34-4635-9fa4-c36bad75e47a.jpg  e6ce567d-8b3f-42bc-bcb7-5acb945adbb5.jpg  fc1204e2-0d69-466d-943a-2473e1e3eef5.jpg