Këshillimi i karrierës

Frika e komunikimit

Këshillimi i karrierës
Komunikoni qartë. Aftësitë e shkëlqyera të të folurit, kurajo dhe aftësia për të kuptuar një situatë apo audiencë janë aftësitë thelbësore për një komunikim të shkëlqyer. Mundohuni  të informoheni nëse ekzistojnë kurse ose trajnime mbi përmirësimin e aftësive të prezantimit, pyesni departamentin e BNJ për mundësitë e zhvillimit ose pyesni menaxherin tuaj për disa këshilla.  Një mungesë në aftësitë e të folurit ju lë mbarapa por ka shumë burime që mund t`ju ndihmojnë për të rritur besimin kur vjen momenti për ndarjen e mendimeve dhe komunikimin qartë në zyrë. Thekso paraqitjen Siç thotë një fjalë e urtë, vishuni për pozicionin që dëshironi, jo për atë që keni. Kushtojini rëndësi se çfarë veshin manaxherët, merrni sugjerime nga një punonjës me stil ose merrni ndihmë nga një mik që ndjek modën. Pak më shumë vëmendje në këtë department mund të jetë një rrugë e gjatë në rritjen e potencialit tuaj reklamues. Kur dukesh mirë, ndihesh mirë me veten dhe të tjerët patjetër të vënë re. Mësoni për kuptimin e lëvizjeve trupore Ekspertët thonë se së paku 55% e mesazhit që ne komunikojmë është joverbal, i përhapur përmes gjuhës së trupit. Në një intervistë pune  na pëlqen të mendojmë që fjalët tona llogariten për një përmasë më të madhe se e zakonshmja e mesazhit që komunikojmë. Por mund të ndodh që një intervistues do t’iu vëzhgojë se çfarë ju bëni me duart tuaja, sytë, këmbët madje dhe muskujt e fytyrës. Për të fituar një avantazh në një intervistë kushtojini vëmendje sesi intervistuesi përdor trupin e tij për të komunikuar mesazhet e pathëna te ju. -          Shmangni psherëtimat e thjeshta ose psherëtimat e pakënaqsive, të dyja tregojnë se jeni i mërzitur. Shmangni prekjen e kokës sepse kjo mund të shihet si konfuzion ose mungesë besimi. -          Nervozizmi, papjekuria ose ndonjë normë kulturore mund të jenë shkaku i një kontakti të varfër me sy. Kafshimi i buzëve tregon ankthin, kështu që përqëndrohuni në mbajtjen e buzëve butësisht të mbyllura. -          Përkëdhelja e këmbëve ose lëvizja e këmbës jo vetëm që e çorienton intervistuesin, po gjithashtu tregon se keni një dëshirë për tu larguar. -          Kryqëzimi i duarve tregon se nuk jeni rehat dhe fshihni dicka, kështu që mbajini krahët në krahun e karriges ose në prehërin tuaj ose në cepin e tavolinës nëse keni. -          Shmangni fërkimin e qafës, ky është një veprim i qartë që rrallë nuk vihet re dhe tregon: ”Dua të iki nga këtu “ ose “Nuk di cfarë të them”. -          Duke parë lart dhe majtas mund ti tregoni intervistuesit që po tregoheni i pandershëm me përgjigjen tuaj. -          Shikimi poshtë zakonisht tregon dorëzim ose që nuk e dini përgjigjen ose që nuk keni se çfarë të thoni. Përpiquni  të ecni kështu për një javë dhe vini re ndryshimet në komunikimet tuaja ditore.