
Kur shkruan një email për ti prezantuar veten dikujt, fjalët hyrëse janë përshtypja e parë që lini. Pastaj, sigurisht fjalët përmbyllëse mund të jenë një faktor vendimtar nëse ata do të vihen sërish në kontakte me ju. Këtu janë disa këshilla të përgjithshme.
1. Emërtojeni. Kërkoni emrin e personit të cilit po i adresoheni. Ekspertet e thonë gjithmonë këtë, por në realitet, nuk është gjithmonë e mundur.
2. Shikoni gabimet drejtshkrimore. Menaxherët e punësimit i kushtojnë gjithmonë rëndësi atyre. Për të evituar gabimet drejtëshkrimore apo ato ortografike, konsultojeni emailin me një person që ka mbaruar për gjuhësi.
3. Tregoni çështjen kryesore. Tregoni hapur se për cfarë pozicioni jeni i intersuar dhe pse, çfarë aftësish keni përmes të cilave mund të kontribuoni. Me fjalë të tjera, pse duhet të jetë punëdhënësi i interesuar te ju? Njerëzit janë të zënë dhe nuk kanë kohë për të nënkuptuar atë që ju doni.
4. Zgjidhni një nënshkrim të përshtatshëm. Shmangni shprehjet “Gjithë të mirat”, “Përzemërsisht”. “Flasim së shpejti” është shumë i zakonshëm. Një nënshkrim i përshtatshëm do të ishte “Sinqerisht “ose “Faleminderit”.
5. Përgjigjuni. Nëse ju vjen një email nga një punëdhënës atëherë gjëja minimale që duhet të bëni është që të përgjigjeni profesionalisht.
6. Mos kini frikë për të shkuar deri në fund. Ka shumë mundësi që ju të mos merrni përgjigje dhe punëdhënësit t`ju kenë harruar. Por nëse ju thërrasin për intervistë duhet të shkoni dhe të vazhdoni deri në fund, me pozitivitetin e fitimtarit.