Këshillimi i karrierës

Ku të fitojmë eksperiencë?

Këshillimi i karrierës

girl-blue-questionPyetje: Ku mund të gjejmë punë ne të papunët? Po nuk na morët në punë ku do e bëjmë ne eksperiencën që ju kërkoni primare?

Përgjigje: Shpesh herë, shumë prej nesh, gjatë kohës që kërkojmë të punësohemi diku,  pas shumë tentativave të dështuara, mbyllemi në dëshpërim. Por, kjo e bën më të vështirë gjetjen e një pune, dhe pa dyshim të mendosh pozitivisht e kthen këtë në një favor për ju. Është e vërtetë që eksperiencat janë primare, sepse dhe profili juaj i CV tregon më shumë për aftësitë, dhe kjo e bën më të lehtë pozicionimin në një pozicion pune. Ajo që duapune.com mund të këshillojë në këtë rast, është një integrim juaji në ambjentet e punës për të pasuruar CV tuaj. Por si mund të bëhet kjo?? Fillimisht, shprehni interesin tuaj në kompani të ndryshme për tu integruar kundrejt asnjë pagese, në internship-e të cilat kompani të  shumta i kanë tani më si kulturë te tyre, dhe i ofrojnë në çdo kohë. Kjo jo vetëm do t'ju ofronte mundësinë për  krijimin e eksperiencave tuaja, por gjithashtu është një mundësi shumë e mirë të njihni vetveten në aspektin profesional. Ju mund të bëni një analizë të profilit tuaj profesional pas eksperiencave, dhe të kuptoni e njihni më mirë interesat. Kjo shpesh herë ecën paralelisht me edukimin tuaj, por ndodh dhe që jo. P.sh, dikush që mund të ketë mbaruar Financë, ka kuptuar nëpërmjet eksperiencave të punës me ose pa pagesë që ndjehet më i/ e fortë në shitje dhe këtë e ka personalizuar duke e kthyer në një edukim të përhershëm në profesion. Ju urojmë suksese.