Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit do të marrin pushimet e tyre. Ekspertët e kërkimit të punës ofruan mendimet e tyre në intervista të ndryshme rreth asaj që duhet të përqendrohen punëkërkuesit gjatë muajve të ardhshëm. Ata sugjerojnë që:
- Të vazhdoni me kërkimin tuaj që të mos humbisni pozicionet e reja të punës.
- Rivlerësoni strategjinë tuaj të kërkimit të punës.
Kjo verë është padyshim ndryshe nga të tjerat, ne akoma po përpiqemi të kthehemi te "normalja e re". Si shoqëri është e rëndësishme të kujtojmë se të gjithë kemi nevojë për të rimbushur energjitë tona dhe kërkimi i një pune mund të jetë një miksim emocionesh. Është vendimtare që punëkërkuesit të mbrojnë energjinë e tyre duke ditur që gjatë muajve të verës procesi i punësimit mund të zgjasi pak më shumë.
Më poshtë mund të gjeni disa këshilla për punëkërkuesit gjatë periudhës së verës:
- Jini përzgjedhës për vendet e punës që aplikoni, sigurohuni që ta përshtatni kërkesën tuaj për secilin rol dhe filloni të krijoni lidhje me njerëzit në ato kompani që ju interesojnë.
- Mos kini frikë ta ndiqni punën që dëshironi, pasi rekrutuesit marrin pushimet e tyre gjatë verës dhe mund të marrin pak më shumë kohë se zakonisht për tu përgjigjur (nuk bëheni i bezdisur nëse i shkruani ose telefononi për ti kujtuar për CV tuaj).
- Përdoreni këtë kohë për të zhvilluar aftësi të reja për ti shtuar në CV-në tuaj, nëse është e mundur dhe ndërkohë mund të ndiqni kurse që mund tju ndihmojnë si nga ana profesionale dhe nga ajo personale.
- Ndërtoni një rrjet më të forte njohjesh, duke filluar me njerëzit që tashmë i njihni dhe kërkojini që që t'ju prezantojnë me të tjerë duke e rritur kështu numrin e njohjeve që keni duke rritur mundësitë tuaja.
- Merrni kohë për të reflektuar në atë që është e rëndësishme për ju dhe çfarë dëshironi në karrierën tuaj afatgjatë. Pse është e rëndësishme kjo punë për ju?
- Jini të duruar me veten tuaj dhe qëndroni pozitiv.