Këshillimi i karrierës

Suksesi i trajnimit te trete te HR Academy

Këshillimi i karrierës Të përgjithshme

 

Suksesi i Akademisë së Burimeve Njerëzore vazhdoi me trajnimin më datë 09 qershor 2023. Në trajnim morën pjesë 13 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në pjesën ligjore të Burimeve Njerëzore.

Sesioni I tretë u thellua në diskutimin e Kodit të Punës, duke përfshirë kontratat e punës, dosjet e personelit dhe sigurinë në punë.  Trajnimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me pyetje konkrete nga puna e tyre e përditshme.

Pjesëmarrësit u ndanë edhe në grupe më të vogla për të zgjidhur disa raste studimore reale.

Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sërë tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.

Trajnimi i rradhës do të jetë në dt. 16 Qershor në orën 14:00 me tematikë: "Menaxhimi i Performancës dhe Plani i zhvillimit“

 

WhatsApp Image 2023-06-16 at 10.18.11 AM.jpeg     WhatsApp Image 2023-06-12 at 12.31.25 PM (1).jpeg