Këshillimi i karrierës

Teknika për të përballuar stresin në zyrë

Këshillimi i karrierës
Jo vetëm që duhet të përballemi me afate strikte dhe me shefa të padurueshëm, tani, në këto kohë krize ekonomike, duhet gjithashtu të mendojmë të sigurojmë vendin e punës. Presioni i të lënit gjithnjë një përshtypje të mirë po fillon të na ndikojë edhe në jetën personale. Këto janë disa këshilla dhe teknika për të përballuar stresin në zyrë: Merrni pak pushim Të punuarit me orare të stërgjatura, dhe mungesa e gjumit ndikon negativisht në produktivitetin tonë. Duhet të merrni pak kohë për veten, jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe në darkë pas punës.  Merruni me diçka që sjell kënaqësi, dhe planifikoni që fundajvat ti kaloni me familjen dhe miqtë. Shkoni në punë disa minuta më herët Ndonëse koha e lirë duhet shpenzuar në mënyrë sa më të mençur, është e rëndësishme që të planifikoni ditën e punës që në mëngjes. Nëse shkoni më herët në punë, atëhere do të keni mundësi të planifikoni ngarkesën e punës, si dhe të përgatisni një kafe për të filluar ditën sa më mirë. Vendosini vetes disa objektiva Në një ambient ku kemi presione gjithandej, organizimi dhe planifikimi janë çelësi i suksesit. Planifikoni ditën për çdo orë të saj në mënyrë që të dini çfarë do të përmbushni dhe në ç’kohë do të përmbushni objektivat e caktuara. Përdoreni mirë orarin e drekës Mos qëndroni në zyrë, në të njëjtën tavolinë që keni qëndruar gjithë ditës. Bëni plane për drekën, vendosni paraprakisht ku do të shkoni, apo çfarë do të bëni. Kështu do të keni diçka të bukur për të menduar gjatë ditës. Përdorni kufjet Nëse ambienti i punës suaj është i zhurmshëm, atëherë do të ishte mirë të merrni iPodin, të krijoni një playlistë me muzikë relaksuese dhe të vendosni kufjet. Kjo do t`ju heqë stresin në momente të ngarkuara, pa ju penguar në punën tuaj.