Si të marrim rritje rroge Shefi i thotë punonjëses së re: "Do të jap 500 lekë në orë duke filluar që sot dhe pas 3 muajsh do ta rris pagën deri në 700 lekë në orë. Kështu që kur dëshiron të fillosh?" Punonjësja: "Pas 3 muajsh."
Bonusi për Krishtlindje Shefi: Kush të tha se për shkak se unë u përpoqa të të puth në festën e Krishtilndjeve, ti mund të neglizhosh punën? Sekretarja: "Avokati im."
E kthyer nga pushimet… Sekretarja e re e sapo kthyer nga pushimet po i thoshte kujtdo që takonte se sa mirë ja kishte kaluar. Më vonë ajo i kërkoi shefit dy javë pushime sepse do të martohej. “ Por ti sapo i pate dy javë pushim”, i tha shefi. “Pse nuk u martove?” “Çfarë të prish pushimet e mia?” u përgjigj sekretarja.