
Një numër mjaft i madh punonjësish po përdorin Facebook për t’u ankuar për vendin e tyre të punës. Ndodh që të ankohen për shefin e tyre ose për kolegun e zyrës. Këta punonjës që sillen kështu janë në rrezik të madh për të humbur punën e tyre. Një rast i ngjashëm është ai i një organizate jo fitimprurëse ku pesë nga punonjësit e saj, komentonin punën e tyre kundrejt komenteve të bëra në Facebook nga kolegët e tyre. Kolegët e tyre u pushuan nga puna dhe megjithëse po luftojnë për të drejtat e tyre, duket se derisa të zgjidhet problemi ata nuk do të punësohen përsëri. Ka pasur shembuj të shumtë të punonjësve që janë pushuar nga puna si rezultat i diskutimeve në Facebook. Megjithese ligji qëndron në anën e punonjësit, punëdhënësi duhet të tregohet i kujdesshëm kur pushon punonjësit nga puna duke u bazuar në sjelljet e tyre online.
Kompanitë mund të apelojnë Megjithëse gjykatat veprojnë në favor të punonjësve, kompania mund të apelojë për vendimin e tyre. Çfarë duhet të keni parasysh në mënyrë që të vazhdoni në punën tuaj, është të shmangni shprehjen e gjendjes suaj shpirtërore në rrjetet sociale.