Lojëra argëtuese dhe humor

"Shefi kërkues"

Lojëra argëtuese dhe humor
Për 30 vjet me rradhë  Edi kishte vajtur në punë në 9 fiks. Ai nuk ishte munguar asnjë ditë dhe nuk ishte kurrë me vonesë. Një ditë të caktuar ora 9 kishte vajtur dhe Edi ende nuk kishte mbërritur në punë, Kjo shkaktoi një ndjesi të çuditshme tek të gjithë.  I gjithë personeli kishte pushuar së punuari, dhe vetë shefi shikonte orën dhe pëshpëriste  në korridor. Më në fund Edi u shfaq në orën 10, me rroba me pluhur dhe të shqyera, fytyrën e gërvishtur dhe të shtypur, me syzet e shtrembëruara. Ai çalonte me dhembje dhe të gjithë sytë ishin mbi të. Ai gulçonte -“U pengova dhe u rrokullisa poshtë autobuzit. Gati sa nuk vdiqa” Dhe shefi iu përgjigj- “Dhe për tu rrokullisur poshtë autobuzit tu desh dy orë?”