Publikime dhe njoftime

Ftese per anetaresim ne platformen "Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore"

Publikime dhe njoftime

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave jashtë vendit. Kjo platformë nuk është thjesht krijimi i rrjetit gjithëpërfshirës, por edhe angazhimi i tij në projektet e ardhshme të FSHZHD-së, ku në fokus është kthimi në vendlindje dhe qarkullimi i profesionistëve.

Rrjeti i profesionisteve te diaspores, ju mundeson:

Rritje kapacitetesh dhe zhvillim profesional: informohu rreth praktikave profesionale, thirrjeve të hapura për punësim, bursave, konkurseve, granteve;

Rrjetëzim & bazë të dhënash të kapitalit human: krijim i rrjetit të profesionistëve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, njohje me profesionistë ose anëtarë në të gjithë botën;

Rritje e mundësive për zhvillim socio-ekonomik: mundësi të reja bashkëpunimi, transferim modelesh pozitive, praktikash, eksperiencash dhe projekte të përbashkëta zhvillimore.

Platforma elektronike "Rrjeti Profesionistëve në Diasporë"

https://rrjetiprofesionisteve.al është një mekanizëm, i cili duke kapërcyer barrierat gjeografike, u ofron përdoruesve profesionistë në Diasporë mundësi informimi, bashkëpunimi, punësimi dhe investimi me qëllim gjenerimin e ideve, dhe nismave me përfitim të përbashkët.

Ne ju ftojmë të regjistroni në platformë, profilin tuaj profesional, organizatën apo biznesin tuaj në Diasporë,  të cilat do të pasqyrohen në platformë në formën e një profili, me aprovimin tuaj.

https://rrjetiprofesionisteve.al/register