Publikime dhe njoftime

Ftesë pjesëmarrje në trajnimin “Hyrje në Burime Njerëzore të Aplikuara"

Publikime dhe njoftime
DSC03141Duapune, DM-Consulting dhe CBTL në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, njofton organizimin e Trajnimit “Hyrje në Burime Njerëzore të aplikuara”, praktikat e proceseve te punes, me template…organizim i plote i punes se nje specialisti HR. Në trajnim mund të marrin pjesë specialistë të burimeve njerëzore apo specialistë të njësive të veçanta të BNJ, menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm. Temat që do të trajtohen janë si më poshtë: • Roli dhe Rëndësia e Burimeve Njerëzore • Praktikat e Burimeve Njerëzore • Planifikimi i Burimeve Njerezore (Objektivat) • Rekrutimi / Punësimi i punonjësve të rinj • Administrimi (Dosjet, Lejet, Kontratat, Pushimet) • Trajnimi dhe Zhvillimi i punonjësve • Menaxhimi i Sistemit të Performancës • Kompensimi / Sistemi i pagave dhe benefitet • Politikat dhe procedurat e BNJ Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të  pajisën me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem na kontaktoni në adresën emailit: eljana.mete@duapune.com duke na derguar nje email “Konfirmim pjesmarrjeje” si dhe në numrat e tel. 069 20 31 581/2. Pagesa do te kryhet prane zyrave tona DM Consulting duke nisur nga data 19 nentor deri ne daten 12 dhjetor 2015 (orari zyrtar 09-18.00) Kohëzgjatja: 8 orë (10.00 – 18.00) Cmimi 9000 Lekë (TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit 12 Dhjetor 2015 Dita: E shtunë Vendodhja: Salla e Trajnimit “Hotel de Paris” ne Bllok. Tirane