
Duapune, DM-Consulting dhe CBTL në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, njofton organizimin e modulit të radhës “Trajnimi dhe Zhvillimi”, praktikat e proceseve te punes, me template...organizim i plote i punes se nje specialisti HR. Në trajnim mund të marrin pjesë specialistë të burimeve njerëzore apo specialistë të njësive të veçanta të BNJ, menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm. Temat që do të trajtohen në modulin e “Trajnimi dhe Zhvillimi” janë si më poshtë:
- Benefitet e trajnimit dhe zhvillimit
- Identifikimi i Nevojave të Trajnimeve
- Roli i BNJ në ofrimin e trajnimeve
- Vleresimi i Trajnimit
- Menaxhimi i Trajnimit dhe Zhvillimit
- Dizenjimi i trajnimeve
- Metodat e trajnimit
- Llojet e trajnimeve
- Kriteret për përzgjedhjen e ofruesve të trajnimit
- Zhvillimi i Punonjësve
- Trajnimet e brendshme / Trajnimet e jashtme
- Monitorimi, testimi dhe vlerësimia
- Zhvillimi i karrierës
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisën me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem na kontaktoni në adresën emailit:
eljana.mete@duapune.com duke na derguar nje email "Konfirmim pjesmarrjeje" si dhe në numrat e tel. 04 2272 622 dhe 069 20 31 581. Pagesa do te kryhet prane zyrave tona DM Consulting duke nisur nga e hena date 12 maj deri te enjte date 22 maj 2014
(orari zyrtar 09-18.00) Ky modul do të ndiqet dhe nga 2 modulet e tjera të paketës "Performanca" dhe "Kompensimi & Benefitet".
Kohëzgjatja: 5 orë (13.00 – 18.00) Cmimi 6000 Lekë (TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit 24 Maj 2014 Dita: E shtunë Vendodhja: Salla e Trajnimit “Hotel de Paris”