
Shoqata Shqiptare për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (AITA), është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi për sektorin e Teknologjisë së Informacionit, përfaqësimin e ndërmarrjeve të këtij sektori përballë qeverisë, donatorëve e të interesuarve të tjerë për sektorin, ngritjen cilësore dhe profesionale të anëtarëve të saj dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. AITA, në kuadër të projektit “Rikualifikime në IT” që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë që duan të ndryshojnë profesion, të fitojnë aftësi në gjuhët e programimit (JAVA dhe .NET) dhe të jenë kandidatë potencial të ardhshëm për punësim në kompanitë TIK. Te dy kurset intensive për gjuhet e programimit JAVA dhe .NET do të zgjasin secili nga 3 muaj, 3 ditë në javë, 3- 5 orë në ditë. Mbas 3 muaj kursi intesiv, pjesemarresit do të përfitojnë edhe 3 muaj praktikë në kompanitë TIK.