Publikime dhe njoftime

Na thoni cilen stine preferoni, t’ju themi ku te punoni. ^-^

Publikime dhe njoftime
Disa mundësi pune sipas asaj stine që ju preferoni.

 

Pranvera stina juaj e preferuar?

 

Nëse pranvera është stina juaj e preferuar, atëherë kjo tregon se ju mund të dëshironi përvoja të reja. Pikërisht stina e pranverës ju ofron mundësinë e rinovimit dhe ripërtëritjes qoftë edhe ne pune, sidomos pas një dimri të gjatë, të ftohtë e te lodhshëm për ju. Ju përgjithësisht pëlqeni pune ne te cilat duhet kreativitet, menaxhim dhe fleksibilitet orari.

 

Nisur nga kjo, ne po ju rendisim disa pozicine pune që mund t’ju përshtaten më mirë:

 

"PR" - Ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun

 

Atlet profesionist

 

Sipërmarrës

 

Këshilltar/e financiar/e

 

Arkitekt/e

 

Vera stina juaj e preferuar?

 

Muajtë e ngrohtë të verës janë koha perfekte për të udhëtuar dhe shijuar gjithçka ofron natyra. Ju me siguri prireni të jeni ekspresivë, ekstrovertë dhe ka të ngjarë që të tjerët t'ju përshkruajnë si optimistët e grupit, të sjellshmit e grupit dhe më pozitivët.

 

Thënë këto, ne po ju rendisim disa pozicine pune që mund t’ju përshtaten më mirë:

 

Gazetar

 

Shkrimtar

 

Menaxher Marketingu

 

Inxhinier

 

Sipërmarrës/e social/e

 

Vjeshta stina juaj e preferuar?

 

Nëse pranvera është stina e rinovimit, vjeshta është gjithashtu një kohë shumë e mirë për një fillim të ri. Ngjyrat e pjekura e të theksura të vjeshtës dhe moti më i freskët tërheqin dëshirën tuaj të vazhdueshme për ndryshim. Kjo pjesë e vitit ju motivon dhe frymëzon shumë për të reflektuar mbi vitin që kaloi dhe për të bërë plane për atë që do të vijë.

 

Po rendisim disa pozicine pune që mund t’i përshtaten më mirë vjeshtarakëve:

 

Avokat

 

Redaktor/e

 

Grafik Dizajner

 

Burime Njerëzore

 

Ndërmjetësues

 

Dimri stina juaj e preferuar?

 

Nëse ju pëlqejnë muajtë e ftohtë të dimrit dhe shijoni gjithçka kjo stinë ofron duke qëndruar prapa xhamit të dritares apo pranë oxhakut të shtëpisë, kjo mund të nënkuptojë që ju prireni të jeni një person shtëpiak dhe introvert. Ju pëlqen komoditeti dhe keni gjithmonë një qoshe të preferuar.

 

Nisur nga kjo disa pozicine pune që mund t’ju përshtaten më mirë do të ishin:

 

Fotograf/e

 

Psikolog/eFarmacist

 

Banakier

 

Regjizor

 

Analist/e sistemesh

 

Sa afër preferencave tuaja ishte ky parashikim? Na komentoni në Instagram, Facebook apo Linkedin.

 

Parashikime të tjera na presin.

 

Hidhini një sy këtyre testeve të personalitetit duke klikuar këtu >> https://duapune.com/blog/lojera-argetuese-dhe-humor/test-personaliteti-iluzion-optik-loja-1