Publikime dhe njoftime

Pagat ne Shqiperi. Burrat vs Grate

Publikime dhe njoftime

Sipas INSTAT, ka një hendek të madh gjinor mes burrave dhe grave për sa i përket pagave në Shqipëri: Burrat paguhen më shumë se gratë, për të njëjtën punë.

 

Në vitin 2020, paga mesatare bruto për një të punësuar në Shqipëri është 53.662 lekë; 55.317 lek për burrat dhe 51.679 për gratë. Hendeku gjinor në pagë pasqyron pabarazitë gjinore lidhur më pagën e burrave dhe grave. Diferenca midis pagës mund të shpjegohet më karakteristikat e burrave dhe grave në arsim apo eksperiencë pune, apo me preferencat në sektorë apo në profesione (sektorë apo profesione të caktuara mund të preferohen më shumë nga gratë krahasuar me sektorë të tjerë). Si pasojë, hendeku gjinor në pagë lidhet më një sërë faktorësh social, kulturor dhe ekonomik në një shoqëri.

 

Hendeku gjinor në paga në vitin 2020 është 6,6 %. Pra, burrat kanë një pagë mesatare mujore bruto 6,6 % më të lartë sesa gratë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, në vitin 2020 vihet re një ulje e hendekut gjinor në paga me 3,5 pikë përqindje.

 

Burimi: http://www.instat.gov.al/