Publikime dhe njoftime

Seminar për "Këshillim Karriere" në TBU, Prill 2013

Publikime dhe njoftime
 

Gjatë  muaji Prill 2013, në ambientet e TBU u mbajtën një cikël  seminaresh  për  “Këshillim Karriere” nga duapune.com.

Ky aktivitet u përgatit në bashkëpunim me TBU dhe departamentin e BNJ të duapune.com, i cili trajtoi temën e Këshillimit të Karrierës si një proces i ndërtuar në bazë të nevojave të studentëve dhe përgatitjen e tyre në tregut të punës.

Grup mosha e studentëve ishte viti i parafundit dhe i fundit i studimeve universitare Barchelor dhe Master. Pjesëmarrja ishte e lartë, dhe interaktiviteti i lartë gjithashtu ishte një indikator që tregoi se ky prezantim është një nevojë e domozdoshme në universitet. Aktiviteti u zhvillua në 5 ditë duke trajtuar  temat si më poshtë:

1. Njohja me mjetet për kërkimin e një pune dhe punësimin ( portalet, CV, përqasja, mënyrat, specifikat etj) 2. Cikli i plotë i intervistës së punës ( para, gjate, pas, gjuha e trupit, kodi i veshjes, llojet e intervistave dhe testimeve etj) 3. Njohuri mbi veten dhe aftesitë profesionale ( njohja e karaktersitikave dhe tipologjisë së studentëve dhe përshtatshmëria e tyre me pozicione të ndryshme etj ) 4. Pyetjet më të shpeshta në intervista, praktikë, simulim, instruktim dhe regjistrim (intervistime, plotësim cv on line, portalet, aplikim pune etj) 5. Përmbledhje e temave kryesore dhe testim i njohurive të marra ( fokus në mënyrat e aplikimit, pozicionet e përshtatshme të punës, specifikat e leximit të përshkrimeve të punës etj).

 

Zyra e Këshillimit të Karrierës tek duapune.com duke marrë shkasë nga interesi i universiteteve në përgjithësi, si dhe nevoja e tregut për të trajtuar këtë temë si profesionistë organizon në mënyrë periodike seminare të ngjashme, sipas nevojave  të universiteteve, duke e promovuar këtë si një shërbim të konsoliduar të duapune.com.