Publikime dhe njoftime

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Publikime dhe njoftime

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Boston Consulting Group - BCG (bcg.com) dhe The Network (the-network.com), vjen sërish si partner lokal për Shqipërinë dhe Kosovën në Studimin më të madh Global të Talenteve për vitin 2020.

Boston Consulting Group - BCG është një nga kompanitë konsulente më të mëdha në botë, ndërsa The Network është rrjeti global që mundëson zgjidhje për të gjitha nevojat ndërkombëtare të punësimit. Pjesë e The Network janë më shumë se 130 rekrutues lokal të cilët përfaqësojnë edhe portalet kryesore të punës në botë.

Synimi i këtij studimi është dokumentimi i evolucionit të vazhdueshëm të punës dhe evidentimi i tendencave e punësimit në mbarë botën.

Punësimi Global në 2020? Cilët janë destionacionet më të preferuar për punësim? Si kanë ndryshuar tendencat e punësimit?

Në sajë të këtij studimi do të bëhet e mundur të përcaktohen cilat janë vendet apo destinacionet më të preferuara ose jo për punësim dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në këto preferenca.

Na tregoni rreth preferencave tuaja të punësimit dhe lëvizshmërisë dhe zbuloni profilin tuaj personal të talentit me rekomandime të vlefshme duke plotësuar këtë sondazh!

Këto njohuri do të na mundësojnë të kuptojmë më mirë preferencat tuaja në karrierë dhe të informojmë rekrutuesit se çfarë është e rëndësishme për kandidatët për punësim në të ardhmen.

Duke vlerësuar kohën dhe angazhimin tuaj për të qenë pjesë e këtij studimi global ju ftojmë të klikoni këtu:

https://www.113.vovici.net/se/13B2588B222ACCBF/lang/sq-AL/75a075e5-a384-4242-a9cb-a1305cc45223_1086454440