
Burimet Njerëzore janë kapitali më i rëndësishëm në suksesin dhe ecjen përpara të një biznesi. Për këtë arsye DM Consulting Services në bashkëpunim me Qendrën për Biznes Teknologji dhe Drejtim i kanë dedikuar vëmëndje të veçantë kësaj fushe duke organizuar Paketën e Trajnimeve të Burimeve Njerëzore të Aplikuara. Pjesë e kësaj pakete është dhe Trajnimi i Rekrutimit dhe Trajnimit i cili u ofrua në date 15 nëntor 2014. Në trajnim morën pjesë administratorë dhe menaxherë të kompanive të ndryshme, përgjegjës dhe drejtues të cilët shkëmbyen përvojat e tyre, përmirësuan dhe thelluan dijet në këtë fushë. Kjo paketë vijon dhe me module të tjera të fushës së Burimeve Njerëzore që do organizohen në javët në vazhdim.