
DM Consulting Services dhe duapune.com në kuadër të shërbimeve në fushën e Trajnimeve, zhvilluan në datën 12 mars 2016 trajnimin 1 ditor me temë “Shërbimi i shkëlqyer ndaj klientit”. Trajnimi u zhvillua me Grup punonjësish të sektorit të shërbimit të Bankës Tregëtare Kombëtare. Tematikat që u trajtuan konsistonin në shërbim sa më të mirë ndaj klientit, qasje dhe komunikim efektiv me klientin, shmangia dhe zgjidhja e situatave konfliktuale, njohja sa më mirë e nevojave të klientit, si dhe diskutim të rasteve reale nga puna e të gjithë të pranishmëve, të cilët shkëmbyen eksperiencën e tyre si dhe mësuan teknika të reja mbi një shërbim më të mirë me klientin. Trajnimi i radhës do të vijojë me grup tjetër të kësaj banke në datë 2 prill 2016.