Postuar më: January 28, 2021
“Njeriu është produkt i mendimeve të tij, çfarë mendon për veten, ai ashtu do të bëhet.” - Mahatma Gandhi
Julinda Hasa
Sot jam stresuar shumë në punë. Stresohem kur më kërkojnë të bëj një projekt pune që nuk është pjesë e detyrave mia. Më stresojnë thashethemet e punës. Më streson kolegu kur komunikon pasi flet shpejt dhe nuk dëgjon. A e keni kapur veten duke ju kaluar në mendje një nga këto mendime apo duke ju ankuar dikujt? Stresi ju shpërqëndron, ul energjinë dhe lëkund vetëbesimin tuaj. Shpesh nën zë i ankoheni kolegëve të punës ndërsa shefi shpesh nuk e pranon apo dhe e mohon egzistencën e tij.
Çfarë është stresi?
Stresi është reagimi i trupit ndaj çdo ndryshimi, i cili kërkon një rregullim ose përgjigje. Trupi reagon ndaj këtyre ndryshimeve me përgjigje fizike, mendore dhe emocionale. Stresi është pjesë normale e jetës. Edhe ngjarjet pozitive të jetës siç janë, blerja e shtëpisë, lindja e fëmijës apo ngritja në detyrë tuaj prodhojnë stres pozitiv, i cili quhet eustres. Eustresi na motivon ndërsa distresi na çorienton. Është e rëndësishme të dimë se stresi negativ në punë mund të shkaktohet prej faktorëve të ndryshëm si: frika se do të pushoheni nga puna; puna jashtë orarit; reduktim i buxhetit; presion i vazhdueshëm për të dhënë maksimumin në punë etj.
Studime të shumta tregojnë se nivelet e larta të stresit shkaktojnë simptoma fizike si dhimbje koke, irritim stomaku, presion të lartë të gjakut, dhimbje kraharori, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, pagjumësi, ulje të dëshirës seksuale, lodhje të tepruar si dhe rritje të konsumit të alkolit apo drogës. Madje mund të ndikojë dhe në uljen e jetëgjatësisë.
Nëse jeni duke lexuar artikullin dhe po mendoni se cili është çelësi për të menaxhuar stresin në punë në mënyrë që të mos bëhet dërrmues, jam këtu për të ardhur në ndihmë duke ju treguar disa metoda se si të lehtësoni stresin në punë. Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, apo jo? Me pak vullnet dhë dëshirë mund të arrihen gjëra mëdha. Reduktimi i stresit mund të jetë një nga këto gjëra. Çfarëdo presioni apo kërkese të keni nga puna juaj, ndiqni këto hapa për të mbrojtur veten nga efektet e dëmshme të stresit, për të përmirësuar kënaqësinë tuaj në punë dhe për të forcuar mirëqënien si në vendin tuaj të punës apo dhe jashtë saj.
Gjeni gjashtë teknika, të cilat sipas studimeve ndihmojnë në reduktimin e stresit në kohë afatshkurtër dhe afatgjatë: