Psikologjia e punës

A ka miq ne pune apo vetem kolege?

Psikologjia e punës
Jeni vetëm kolegë apo dhe miq në punë?
Të ndërtoni marrëdhënie miqësie në punë është e rëndësishme dhe ndodh në momente si: një shaka, pushimi i drekës bashkë, një mbledhje pune. Këto janë të gjitha raste që ju lejojnë të njihni më mirë kolegët dhe ndoshta t'i bëni dhe miq.

Është e qartë se miqësitë e punës janë të vlefshme. Sidoqoftë, jo të gjithë i kanë ato. Sipas një studimi nga Harward Business Review thuhet se Përqindja e njerëzve që thonë se kujdesen për të pasur miq në punë, bie nga 54% tek personat e lindur në vitet 1946 deri 1964 dhe në 41% për të lindurit në vitet 1981 deri 1996. Shumica e të rriturve kalojnë më pak se 40 minuta në ditë duke ndenjur me shoqërinë, 10% më pak sesa ata një dekadë më parë.

Të ruani marrëdhënie të mira personale në fushën profesionale ju ndihmon të jeni më mirë psikologjikisht dhe të keni mundësi të punoni më mirë si skuadër, ose të përballeni me problematikat e përditshme. Vendi i punës është një vend i ngarkuar me emocione dhe mbështetja tek miqtë ju jep më tepër energji dhe motivim për t'i kaluar me më pak stres ditët në punë.

Por ndodh që pikërisht për shkak të miqësisë në punë, kolegët të përfitojnë, t’ju ngarkojnë punë duke përdorur miqësinë, ku për hir të saj e keni të pamundur të thoni jo. Kjo gjë ndodh të kthehet në burim stresi, ndaj është e nevojshme të lexoni këshillat e mëposhtme për të menaxhuar sa më lehtë miqësitë në punë. 

1. Mos kini shoqëri vetëm me nje koleg dhe të largoheni nga të tjerët. Mund të keni një koleg që e konsideroni më të afërt po kjo sdo të thotë që të largohesh nga të tjerët.  
2. Jini të përqendruar tek objektivat e punës dhe mos lejoni që shoqëria me kolegët t'ju shpërqëndrojë në detyrat që keni.
3. Jini transparentë dhe të drejtë me kolegët për sa i përket ndereve që mund ti kerkoni për pjesën e punës. Nuk mund të pretendoni që ai ose ajo të bëj punën tuaj për hir të miqësisë.

Po ju si e keni marrëdhënien me kolegët tuaj? Jeni vetëm kolegë apo dhe miq me njëri-tjetrin?