Postuar më: July 27, 2021
Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.
"Problemi me pamjen tonë të jashtme ose mënyrën se si vishemi , është se përkthehet me performancë në punë", thotë Nicole Williams, një ekspert karriere në LinkedIn. Në vendin e sotëm të punës, ku veshja casual po bëhet gjithnjë e më popullore, mund të jetë e ndërlikuar të respektosh ose ndoshta dhe ti evidentosh rregullat e veshjeve formale. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh veshjen ideale për punë në verë. Nxehtësia nga stina e verës na e vështirëson pak zgjedhjen për në ambientin e punës. Në bazë të disa intervistave që janë bërë me ekspertë të karrierës dhe rregullave të mirësjelljes, u evidentuan disa këshilla për veshjen sidomos ne sezonin e verës, si më poshtë:
Fakti që nuk mund të veshim të shkurtra nuk do të thotë që nuk ja jep mundësi të tjera . Për femrat fustanet me perbërje pambuku ose linoje , këmishat me mëngë të shkurtra ose pa mëngë janë një opsion shumë i mirë . Për meshkujt ,këmisha ose pantallona linoje ose dhe bluza pambuku model Polo janë një ide praktike dhe e freskët.