Psikologjia e punës

Pse shëndeti i mirë është shumë i rëndësishëm në punë?

Psikologjia e punës
Foto 30Shëndeti i mirë konsiderohet si një ndër gjërat më të rëndësishmë për të gjithë ne. Një lidhje e fortë është parë gjithashtu mes shëndetit të mirë dhe produktivitetit në punë. Rëndësia e drekës në punë është më e madhe seç mund të imagjinoni. Ajo ul nivelin e stresit dhe rrit produktivitetin brenda ditës. Sipas një studimi të kryer së fundmi vërtetohet ky fakt. Veçantia e këtij studimi, krahasuar me të tjerë të llojit të vet, është se ky studim e studion këtë lidhje në anën negative, pra si ulet produktiviteti kur shëndeti rrezikohet. Impakti kumulativ i shëndetit në forcën puntore Studimi tregon se përmirësimi i shëndetit ka një impakt kumulativ në produktivitet me kalimin e kohës. Gjetjet theksojnë rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në atë që quhet pasja e një “kulture shëndetësore” në forcën punëtore. U studiuan gati 100,000 anketa shëndetësore në një periudhë 2 vjetore, 2009 – 2011. Kur u analizuan të dhënat, u vu re një lidhje e fortë mes rrezikut shëndetësor të punonjësve dhe produktivitetit të tyre në punë. Për më tepër, kur u bënë përmirësime në shëndetin e punonjësve pati një rritje të madhe të produktivitetit, jo thjesht në periudhë afatshkurtër, por edhe në atë afatgjatë. “Kryesore është që përmirësimet shëndetsore duhet të ruhen brenda një periudhe kohe në mënyrë që impaktet e produktivitetit të akumulohen”. Sipas studimit, u zbulua se, në përgjithësi, rreziqet që shkaktohen nga shëndeti i punonjësve u zvogëluan gradualisht përgjatë 3 viteve. Ndërkohë që ndryshimi ishte evident, gjithsesi, ngelej relativisht i vogël. Autorët e studimit, shpjegojnë se kjo vjen si pasojë e kompleksitetit të produktivitetit. Variabla të tjerë që ndikojnë në produktivitet jane: ofrimi i një pune fleksibël dhe sigurimi që punonjësit të njihen jo vetëm nga punëdhënësi i tyre por edhe nga shefi kryesor. Megjithatë, gjetjet nënvizojnë rolin shumë të rëndësishëm që një fuqi punëtore e shëndetshme ka në produktivitetin e organizatës si dhe përforcon mesazhin se punëdhënësit duhet të marrin në konsideratë që të ruajnë produktivitetin në punë. Po ju si mendoni? A ndikon një shëndet i mirë në produktivitetin tuaj në punë? A i ofron këto punëdhënësi juaj? Jepni mendimet tuaja lidhur me temën.