

"Keep Calm, It’s just Summer!"
Kur jashtë është nxehtë dhe pothuajse të gjithë janë me pushime është e lehtë të biesh në depression ulur nën dritat e zbehta të zyrës.
Ja cilat janë 7 mënyrat për të qenë të motivuar:
- Thuajini JO rrjeteve sociale për disa orë. Veçanërisht nëse e dini që do të gjeni fotografi të miqve tuaj nga vendet ku ata pushojnë.
- Veshja juaj! Po po, veshja juaj ndikon në ritmin apo frymëzimin tuaj për punë. Kur ju dukeni bukur dhe profesionistë, ju ndiheni profesionistë dhe do ta bëni më mirë punën tuaj.
- Çohuni shpesh nga tavolina! Përveç lëvizjeve të shpeshta në zyrë në kohën e drekës bëni një shëtitje, uluni në një park ose planifikoni një takim "në këmbë" me kolegë. Ju do të ktheheni në zyrë të rifreskuar dhe të gatshëm për të punuar.
- Filloni herët; mbaroni herët! E dimë që gjumi i mëngjesit është më i ëmbli por një orë më herët në punë gjatë verës eviton stresin.
- Merrni sa më shumë lëngje! Duke qëndruar i hidratuar keni më shumë energji mbani trupin në formë dhe jeni më i motivuar.
- Listoni prioritetet! Vendosja e prioriteteve për kryerjen e detyrave gjatë ditës dhe vendosja e një afati kohor për secilën prej tyre do t’ju bëjë të ndiheni më pak të stresuar.
- Not pas pune! Një “spërkatje” pas punës në pishinë me familjen apo miqtë do të të motivojë ta përfundosh punën më shpejt.