Psikologjia e punës

Stresi qe vjen nga papunesia

Psikologjia e punës

Stresi i shkaktuar nga papunësia ka një ndikim të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Puna përvec sigurimit të të ardhurave që është shumë e rëndësishme na lejon që ne të zhvillojmë aftësi sociale dhe të ndertojmë identitetin tonë. Papunësia ka një sërë pasojash që nuk duhet ti injorojmë një nga të cilat është stresi. Stresi nga papunësia vjen nga shkaqe të ndryshme si psh: stresi që vjen nga vështirësitë financiare , ulja e mirëqënies , ndjenja e izolimit shoqëror dhe ndjenja e fajësisë. Nga statistikat është vën në dukje që tek njerëzit e papunë nivelet e stresit janë dukshëm më të larta se sa pjesa tjetër e popullsisë.  Në një studim të kryer ne 2018, rezultatet treguan se kur dikush ngel i papunë, nivelet e tyre të mirëqenies ranë në mënyrë drastike dhe nivelet e ankthit u rritën. Ata pastaj priren të stabilizohen për një kohë dhe pas kësaj nivelet e tyre shpesh rriten përsëri kur fillon papunësia afatgjatë.

Në një studim nga ( Rautio et al.) ku u morën parasysh indeksi i masës trupore, niveli i aktivitetit fizik dhe faktorë të tjerë sociodemografikë, të papunët ishin në një rrezik më të lartë për të patur para-diabetin dhe diabetin e tipit 2. Me pak fjalë, papunësia ka pasoja përtej faktorëve të qartë psikologjikë por dhe në shëndetin tonë fizik. Këto rezultate janë të një rëndësie të veçantë, sepse shëndeti i dobët mund të vështirësojnë gjetjen e një pune. Për shkak të kësaj, është thelbësore që këta njerëz të trajtojnë dhe menaxhojnë stresin e tyre dhe të adoptojnë zakone më të shëndetshme. Një tjetër sëmundje që u evidentua ishin ato kardiovaskulare. Përveç një çlirimi anormal të kortizolit (si pasojë e nivele të larta të stresit), janë vënë re gjithashtu nivele të ngritura të proteinave C-reaktive dhe fibrinogjenit. Këto të fundit janë të lidhura me sistemin kardiovaskular.

Njerëzit e papunë tregojnë shenja të përkeqësimit të shëndetit mendor dhe kjo mund të shihet në rritjen e konsultave psikiatrike dhe psikologjike, si dhe në një numër më të lartë të diagnozave.

Por nuk keni pse të stresoheni më.

duapune.com vjen në ndihmën tuaj me 616 pozicione pune.